Schumi kundër të gjithëve
Michael Shumacher do të rikthehet në startin e garës më të madhe automobilistike pas tri vitesh pushim, më 14 Mars në ora 13:00 në pistën e Bahreinit.
Rikthimi i legjendës Michael Shumacher është specifik pasi që të gjithë duan ta mposhtin.
Shumë gjëra janë në lojë. E para është se e gjithë vëmendja do të jetë tek Schumi, e dyta është se të gjithë dëshirojnë të i tregojnë se ku e ka vendin.
Fillimisht është Jenson Button që sulmon Shumacherin me fjalët:
“ Ai do të përjetoj befasira. Por, edhe po të mos kishte qenë Shumacher ky do të ishte një sezon fantastik.”
Kolegu i Jenson Button tek McLaren, Lewis Hamiltion ka arritur ta tejkaloj Schumin në testin e Barcelonës.
“ Atje po vjen Shumacher dhe ti dëshiron vetëm një gjë, ta tejkalosh. Kjo ishte kënaqësi.”
Ndërsa ylli i ri, që e ka idol Shumacherin, ngasësi i Red Bull Sebastian Vettel shprehet:
“ Nuk do të tentoja kurrë të kthehesha në krahun e djathtë, nëse ai paraqitet në dritaren time.”
Ndërsa bossi i Vettelit Christian Horner shton:
“ Edhe Schumi mund të mësoj çdo ditë e më shumë. Do të ketë disa duele të nxehta mes Vettelit dhe Shumacherit.”
Edhe kolegu i Schumaherit Nico Rosberg i shpall luftë shtatë herë kampionit botëror:
“ Unë do të jem patjetër hap pas hapi me Schumaherin. Unë dua ti fitoj garat sivjet. Për këtë arsye, mund të ndodhë që ta mposhtë atë.”
Të gjithë kundër Schumit, kjo u konfirmua dhe zyrtarisht, por çfarë thotë vetë Schumaher?
“ Unë e di, se për shumë persona qëllimi është i qartë, të më mposhtin mua. Unë e marr motivimin nga ngasësit e tillë.” Përfundon legjenda e gjallë e Formulas 1.
Çfarë mendoni ju vizitorë të nderuar për këtë përmbledhje më lartë bërë nga ne, dhe kush mendoni se do të triumfoj në këtë sezonë të Formulës 1 ?
Burimi: LajmeSport.com