Forumi Universi shqiptar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Universi shqiptar

You are not connected. Please login or register

Alber Kamy

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Alber Kamy Empty Alber Kamy Mon May 17, 2010 2:44 pm

Juna

Juna

Alber Kamy Siteow10

Alber Kamy Quotation_author_73_2


“Murtaja” (Fragment) Alber Kamy


Në të gdhirë ata zhyteshin përsëri në botën e murtajës, pra, në rutinën e jetës së përditshme.
Ju do të pyesni: kujt i përngjanin këta të vetmuar, të mjerë? Përgjigjja është e thjeshtë: ata i përngjanin askujt! Ose, nëse doni të mësoni diçkamë shumë, ata i ngjanin të gjithë njerëzve, kishin një fizionomi fare të përgjithshme. Njësoj si tërë qytetarët ata nuk e çanin për asgjë kokën dhe po njësoj si ata ndizeshin për pakogjë. Çdo ditë që shkonte i bënte ata më kritikë dhe më shumë gjakftohtë. Edhe më të mençurit prej tyre mund t’i shihje, për shembull, tek silleshin si gjithë të tjerët dhe lexonin me radhë gazetat, ose tek përgjonin me ankth radion, sikur dëshëronin të kapnin ndonjë fjalë, e cila do t’u jepte mundësinë të besonin se murtaja mori fund, ose tek pushtoheshin nga shpresat e rreme apo makthet e kota gjatë leximit të disa shkrimeve, ku gazetarët hidhnin shkel e shko hipotezat e tyre duke gogësirë me mërzi. Kohën që u mbetej e shkonin me nga një krikëll birrë në dorë, shpesh u bënin edhe shërbim të sëmurëve, dembeloseshin apo, në të kundërt, dërrmoheshin në punë, rendisnin skeda, apo dëgjonin gramafonin, pa u dalluar fort nga shoshoqi. Me një fjalë, ata kishin humbur aftësinë për të zgjedhur. Murtaja i kishte paralizuar mendjet e zgjuara. Kjo dukej krej qatë kur shihje se asnjëri nuk pyeste më për vlerat e veshjeve që mbain apo për ato të ushqimeve që blinin. Ata mund të pranonin fare qetë çdo gjë që u jepej...



Edituar për herë të fundit nga Juna në Mon May 17, 2010 2:48 pm, edituar 1 herë gjithsej

2Alber Kamy Empty Re: Alber Kamy Mon May 17, 2010 2:46 pm

Juna

Juna

Alber Kamy Siteow10

"Miti i Sizifit" (Fragment) Albert Camus


Nuk ka fat që të mos përballohet me anë të përçmimit.
Këtu qëndron gjithë gëzimi i heshtur i Sizifit. Fati i vet i përket atij. Shkëmbi është gjëja e tij... Nuk ka diell pa hije, prandaj duhet njohur nata. Njeriu absurd thotë “po”, dhe përpjekja e tij nuk rresht kurrë. Në qoftë se ekziston një fat vetiak, nuk mund të ketë fat të lartë, ose të paktën ekziston vetëm një fat, për të cilin mendohet se është fatal e i përçmuar. Për çfarë mbetet, ai e di veten zot të ditëve të tij. Në këtë çast të vështirë kur n jeriu kthen sytë nga jeta e vet, Sizifi, duke shkuar drejt shkëmbit, sodit këtë rrjedhë veprimesh pa lidhje që bëhet fati i tij, i krijuar prej tij, i unifikuar nën vështrimin e kujtesës së tij dhe së shpejti i vulosur me vdekjen e tij. Për rrjedhojë, i bindur për origjinën krejtësisht njerëzore të gjithçkaje që është njerëzore, i verbër që dëshiron të shohë dhe që e di se nata nuk ka fund, ai është gjithmonë ë udhë. Shkëmbi vazhdon të rrokulliset.
Po e le Sizifin në këmbët e malit! Gjithmonë takojmë barrën e tij. Por Sizifi na këshillon një besnikëri të lartë, e cila moho perënditë dhe ngre shkëmbinjtë. Edhe ai mendon se gjithçka është mirë. Kjo, gjithsesi, këtej e tutje pa zotëri, nuk i duket as shterpë, as boshe. Çdo kokërrizë e këtij gruri, çdo nriçim mineral i këtij mali të zhytur në terr, formojnë në vetvete një botë. Vetë lufta drejt majave mjafton për të mbushur zemrën e njeriut. Duhet ta përfytyrojmë Sizifin të lumtur.

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions