Forumi Universi shqiptar

You are not connected. Please login or register

Leke Dukagjini

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Leke Dukagjini prej Fri Mar 19, 2010 4:57 pm

Juna






Lekë Dukagjini është figura e dytë arbërore e shekullit të XV-të pas Skënderbeut, që u mundua dhe e vazhdoi luftën edhe pas vdekjës së Heroit Kombëtar. Për studjuesit, me trashëgiminë ë tij të "Kanunit", ai gjykohet si një figurë ë plotësuar e Arbërisë Mesjëtarë, që ka luftuar për identitet, duhet thënë se, deri më sot, nuk mjaftojnë dokumentat për të treguar fytyrën ë vërtëtë të Lëkë Dukagjinit.

Lekë Dukagjini thuhet se ka lindur në Velekincë-Gjilan në vitin 1410.

Ai ishte bashkëkohës i Skendërbeut. Babai i tij Pal Dukagjini, vdiq në vitin 1446. Me qendër në Lezhë, Principata e Dukagjinëve, përfshinte Zadrimën, zonat në veri dhe verilindje të Shkodres, që sot janë të mbytyra nga uji i Drinit dhë shtrihej me nje kryeqendër të dytë, me qytetin ë Ulpianës (Lipjani i sotëm), dhë zotërimët ishin deri afër Prizrenit. Lëkë Dukagjini kishtë marrë një kulturë të gjithanshmë, që në atë kohë i shkonte për shtat frymës humanistë të Rilindjës evropiane dhe ne qytete të tilla si në Venecia, Raguza apo Shkodër. Dukë iu kthyër kohës së tij, kontakti i parë më Skenderbeun, ka qënë në Lidhjën ë Lezhës më 1444.

Lëkë Dukagjini ishtë princi më i fuqishëm shqiptar pas Skenderbeut dhë me më autoritet, prandaj u bë pre e intrigave të politikës veneciane (dhë të historianëvë) derisa Sinjoria e ndjeu rrëzikun e Portës së Lartë, krejt afër pragut të shtëpisë së vet dhe u bashkua realisht më rezistencën e shqipëtarëvë, dukë i shpallur luftë Përandorisë Osmanë (1463). Pas këtij viti, venecianët pushuan së përfoluri Lekë Dukagjinin, thotë Tonin Çobani, në një nga studimet e tij, kushtuar Dukagjinit të Ri, por duhët thënë së kronikanët e kohës kanë shkruar për disa prej bëmave të Lekë Dukagjinit përkrah Skenderbeut, deri në vdekjën e heroit (1468) dhe më pas në krye të trupave shqiptarë, përkrah forcavë veneciane, derisa Sinjoria nënshkroi paqen me Portën e Lartë (1479). Pas kësaj, historianët heshtin. Gojëdhëna na bën me dije se Lekë Dukagjini e vazhdoi rezistencën në krye të trimave të principatës së tij derisa ishtë gjallë.

Në fund të viteve '50 në shekullln e XV, nga kronikat e kohës përmendet se Principata e Dukagjinëvë nuk ka më asnjë nga qendrat e veta të zhvilluara. Lezha u është dorëzuar venedikasvë (1393), Ulpiana, kryeqytëti i principatës është shkatërruar me themele nga turqit e kështu me rradhë.

Lëkë Dukagjini gjeti strehim në thellësi të maleve të principatës së tij, ku ndërtoi saraje e kështjella së bashku më banorët e lirë të atyre anëve, të cilët kryezotin e tyrë të derës së Dukagjinëvë me gruan e tij, Teodorën e Muzakajve të Beratit dhe të gjithë oborrtarët që i shkonin pas, i rrëthuan me mikpritjë e respekt, duke u referuar dokumentave të kohës, ishin po këta malësorë të Principatës së Dukagjinëvë, të njohur për trimëritë e tyre, që jo vetëm e ndihmuan për të ngritur fortesat e tij, por edhe të siguronte kuotën e ushtarëve, që duhej të shërbenin nën flamurin e Lidhjës së shqipëtarëve. Por, në këtë kohë është dukur edhe madhështia e Lekës. Ai, duke iu përgjigjur besimit të ushtarëve të tij, u siguroi ushtarëve të tij mbrojtjë dhë kur vdiq Skëndërbëu edhe lirinë e tyre, brënda organizimit fisnor. Të cilën, në kushtet e krijuara, e institucionalizoi me rioarganizimin e pleqësive mbi bazë fshati e krahinë.

Gjatë kësaj përiudhë (1458-1481), kur ai udhëhiqte te gjitha kuvendet dhe pleqësitë e malësorëve, u ngjiz Kanuni, që u trashëgua brez pas brezi, si praktikë gjykimi dhe përmës fjalëvë të urta, të formuluara apo të rithëna prej tij, rast pas rasti, si sentenca juridikë. Duhet thënë se për shekuj me rradhë, Kanuni mbeti i pashkruar dhë vetëm do të vintë koha e Shtjefën Gjeçovit, që filloi të grumbullonte, atë që populli e kishte plazmuar në mendjën e tij, për shekuj me rradhë. Në ditët tona, lavdia e tij e prekshmë, mund të ndjehët nga rrënojat ë Shurdhahut, afër Vaut të Dejës, ish rësidënca ë tij; ndërsa ajo ligjvënëse, mund të shijohët nga vepra e tij monumentale "Kanuni" mbledhur nga At Shtjefën Gjeçovi, në fillim të shekullit të kaluar.

Viti 1481 ishte vit ku Lekë Dukagjini përmendet për herë të fundit në dokumentet e kohës, duke kaluar nga Raguza për në principatën e tij. Po ky vit mendohet të jetë edhe viti i vdekjes së Lekë Dukagjinit, pinjollit të fundit të Principatës së Dukagjinëve. Asnjë dokument nuk flet për vendvarrimin e tij. Gojëdhëna thotë se iku duke bekuar lirinë e viseve shqiptarë dhe duke mallkuar robërimin e tyre, derisa te zotët të kthehën në trojet e veta.



Edituar për herë të fundit nga Ada në Fri Mar 19, 2010 5:01 pm, edituar 1 herë gjithsej

2 Re: Leke Dukagjini prej Fri Mar 19, 2010 4:58 pm

Juna




Lekë Dukagjini, njeriu i Kanunit

Për herë të parë Lekë Dukagjini, djali i Pal Dukagjinit, shfaqet në dokumentet e kohës me rastin e asaj që quhet Beteja e Muzakinës, në 1445. Një vit pasi kishte arritur të mblidhte princërit shqiptarë në Kuvendin e Lezhës, Gjergj Kastrioti vendosi të konsolidojë pushtetin e tij në Shqipërinë e Mesme, duke martuar të motrën, Mamicën, me Muzakë Topinë, zot i kalasë së Petrelës dhe i një territori të gjerë në Shqipërinë e Mesme, që vinte që nga Durrësi deri në afërsi të Krrabës së sotme.

Dukagjinët ishin zotër të Shqipërisë verilindore. Thuhet se qyteti i tyre, tani i zhdukur, me emrin Ulpiana, ishte një ndër më të zhvilluarit në Shqipërinë mesjetare. I ati, Pal Dukagjini, kishte nënshkruar Besëlidhjen e Lezhës të 1444 dhe ishte rreshtuar me trupat e tij në krah të Skënderbeut. Pal Dukagjini dhe i vëllai, Nikollë Dukagjini, kishin vënë në dispozicion të Besëlidhjes 5 mijë trupa, nga 15 mijë që ishte ushtria e arbërorëve në atë kohë. Trupat e dukagjinëve kishin marrë pjesë edhe në betejën e Torviollit, që në atë kohë ishte komanduar nga Topiajt. Leka kishte edhe një vëlla, Palin. Legjenda thotë se e pat verbuar në mënyrë që të mos e kishte rival në zotërimin e fronit të Dukagjinëve. Kishte dhe dy motra, Rozën e bukur, për të cilën ende këndon eposi sllav dhe Marien, e martuar më vonë me Gjon Muzakën e Beratit. Vetë Leka ishte nga nëna nip i Arianit Komnenit, Gjergj Golemit, pra kushëri i parë me Donika Kastriotin.

Në 1446, Pal Dukagjini plak vdiq, duke lënë në dorë të Lekës zotërime të gjera, mbase më të gjera se ato të vetë Skënderbeut. Lekë Dukagjini, me karakterin e tij të rrëmbyer duhej marrë kështu në konsideratë. Aq më shumë që me martesën e Skënderbeut me vajzën e hallës së Lekës, Donikën, të dyja familjet u lidhën edhe me krushqi. Legjenda thotë se Skënderbeu e thirri Lekën për të ndarë kufijtë diku në territoret e Mirditës, zotërimi i së cilës ishte i diskutueshëm mes të dyve. Që të dy duhet të zinin be që toka ku shkelnin ishte e Lekës. Leka zuri e zuri be gjatë gjithë kohës që toka e Mirditës, ku ata po shkelnin, ishte tokë e tija. Në fakt, ai i kishte mbushur opingat e tij me dhe nga shtëpia e vet dhe kështu që beja para Zotit nuk ishte e rrejshme. Kështu qëlloi që Mirdita të mbetej në dorë të Lekës. Të paktën kështu rrëfen legjenda.

Dokumentet thonë se Leka në çdo rast nuk kishte zor të tregonte pakënaqësinë e tij ndaj Skënderbeut dhe njerëzve të tij të afërt, Hamzait, Gjergj Stres Balshës që ishte gjysmëmalazez dhe Moisi Golemit. Që të tre kishin histori të ndryshme nga ky njeri i rritur maleve në një kala të rrethuar nga mjegulla e misterit, sikurse është Ulpiana. Leka duhet të ketë qenë një inatçi i pandreqshëm. Kur Skënderbeu u martua me Donikën, më 1451, ai nuk mori pjesë në dasmë, duke i mbajtur mend Skënderbeut qëndrimin që ai mbajti në dasmën e Mamicës.

Pasi u shuajt përkohësisht sherri për Jerinën e Dushmanit, Lekë Dukagjini martohet me Teodorën, motrën më të vogël të Gjon Muzakës së Beratit, njëkohësisht edhe motra e Serafinës, gruaja e parë e Muzakë Topisë, më pas kunat i Skënderbeut. Për Teodorën dihen vetëm pak gjëra. Dihet vetëm se nga martesa mes të dyve nuk lindën fëmijë, kështu që dera e Dukagjinëve u shuajt pas Lekës. Shënimet që Gjon Muzaka ka lënë në kujtimet e tij, janë fare të pakta, duke e shtuar edhe më enigmën që mbështjell tashmë jo vetëm Lekën, por edhe lidhjen e tij me Muzakajt e Beratit.

Lekë Zaharia u vra në pusi bashkë me Bozhidarin, nipin e Stefan Çrnojeviçit të Malit të Zi. Disa thonë se u vra thjesht në pusi, por ka të tjerë që këmbëngulin se u vra diku në Ishullin e Lezhës, ndërsa ishte ftuar nga vetë Lekë Dukagjini për të gjuajtur derra të egër. Sido që të jetë shumica me të cilët Çobani nuk është dakord - nuk dyshon se vrasësi i vërtetë është Lekë Dukagjini, i cili nuk ia fali dot çnderimin që iu bë në dasmën e Mamicës.

Vrasja, përveç se tronditi krejt prijësit shqiptarë, i ngatërroi fort keq punët edhe me Venedikun. Skënderbeu dhe Lekë Zaharia kishin bërë një marrëveshje mes miqsh, sipas së cilës në rast se njëri prej të dyve do të vritej, atëherë menjëherë pronat e tij i kalonin tjetrit. Danja, (Vau i sotëm i Dejës), ishte një zotërim fort i rëndësishëm fare afër Shkodrës, e cila ishte në duart e Venedikut. Në kalanë e vjetër mbeti vetëm Bora, e ëma e moshuar e Lekë Zaharisë. Skënderbeu dërgoi me ngut në zotërimet, që tashmë i përkisnin atij, dy njerëz të afërt, Vrana Kontin dhe Hamza Kastriotin. Porse Danja ishte marrë me kohë nga venedikasit, kështu ndodhi që Skënderbeu hyri në konflikt të hapur me Republikën e San Markos. Ngatërresa me një aleat të vjetër do të kishte kështu një shkak më shumë për t'u kujtuar e për të prishur punë.

Në 1451, ose në 1452, diku në pyjet e dendura të Krrabës, në një shpellë, mbase në shpellën që sot quhet e Pëllumbasit, u vranë katër ushtarë turq dhe dy udhërrëfyesit e tyre shqiptarë. Të gjithë ishin të dyshuar se donin të vrisnin Skënderbeun, të paktën kështu thonë librat e vjetër. Në këto anë, që ishin pronë e kunatit të tij, Muzak Topisë, Skënderbeu shkonte shpesh, sa për të parë ushtrinë, aq edhe për të ushtruar gjuetinë, hobin e tij të preferuar.

Të gjithë, asokohe, fajësuan Lekë Dukagjinin, njeriun që jetonte ende në malet e tij të rrethuara nga mjegulla. Skënderbeu mblodhi sakaq njerëzit e tij që t'i binte malësorëve të Lekës. Nuk dëgjoi as thirrjet që i bënin të tjerët për të mos nisur luftën hakmarrëse. Lufta mes të dyve u shmang vetëm sepse u përhap lajmi që osmanllinjtë ishin në portat e Krujës. Skënderbeu iu kthye luftës i emëruar kryeshpatar i luftës së shenjtë. Leka mbeti në malet e tij, por inati i egër do të kërkonte kohë të kalonte.

Në 1458, Leka e arriti më në fund ëndrrën e tij të vjetër. Ai shtiu në dorë Danjën dhe Shatin, dy kala të viktimës së tij, Lekë Zaharia. E gjitha ndodhi ndërsa Skënderbeu vazhdonte të mbronte Krujën e rrethuar. Në 1459, një dekret i veçantë i Papës, pasi përmendte komplotet e vazhdueshme të Lekës kundër Skënderbeut e kërcënonte atë me shkishërim, mallkimi më i madh që mund t'i bëhej një të krishteri. Në fakt, Skënderbeu, i konsumuar nga lufta me turqit, nuk hyri asnjëherë në konflikt të hapur me Lekën. Të dyja palët e ruanin njëri-tjetrin nga larg. Derisa në 1463, Leka u kthye në aleat të Skënderbeut.

Vuk Karaxhiç mblodhi eposin sllav në fillimin e shekullit të 19. Mes këngëve që ai ka mbledhur është edhe historia e Rozës, motrës së Lekës, i cili në eposin sllav njihet si Leka Kapidan. Eposi sllav rrëfen se si tre nga heronjtë serbë, Kraleviç Marko, Milosh Obiliç dhe Rela, i shkojnë Lekës në kështjellë për t'i kërkuar dorën e Rozës, e famshme për bukurinë e saj. Bashkë me tre heronjtë serbë ishin edhe 74 fisnikë sllavë, të gjithë kandidatë për t'u martuar me Rozën e bukur. Eposi e mbyll kështu versionin e tij tragjik. I zhgënjyer nga mospranimi i Rozës, Kraljeviç Marko e zë befas motrën e Lekës në një nga korridoret e errëta të kështjellës, i pret një krah dhe i nxjerr një sy. Roza nuk përmendet më që prej asaj kohe.

Embetha është një shprehje e njohur që e kemi trashëguar nga shqipja e vjetër prej Marin Barletit. Don të thotë mbi ta, pra mbi turqit. Sipas Barletit, pas vitit 1463, Leka i pajtuar me Skënderbeun që kishte nisur të plakej, u bë një nga udhëheqësit kryesorë të luftës. Eshtë Leka ai që komandon ushtritë e Lidhjes sa kohë që Skënderbeu ishte në Romë. Eshtë po Leka që i bën ballë ushtrive të Ballaban Pashës, një shqiptar jeniçer i famshëm.

Në 1467, pas vrasjes së Ballaban Pashës, ushtria osmane kërkoi mëshirë dhe leje për t'u larguar pa u dëmtuar. Sëknderbeu nisi të luhatej drejt faljes. Zemërimi i ushtarëve arbënorë, që kërkonin hakmarrje, kishte arritur kulmin. Pikërisht në mbledhjen e prijësve, Leka duket se ka thënë fjalën e famshme Embetha. Turqit e mbetur u shfarosën në çast. Pas vdekjes së Skënderbeut, Leka ishte komandanti i trupave veneto-shqiptare deri në rënien e Kalasë së Shkodrës më 1479.

Leka jetoi vetem dy vjet pas rënies së Shkodrës dhe u tërhoq bashkë me Teodorën në malet e tij. Hamendjet deri më tani nuk kanë çuar gjëkundi, porse më i bazuar mbetet mendimi se diku, mbi Iballën e Pukës, ka qenë strehimi i fundit i Lekës, njeriut që guxoi të kundërshtonte Skënderbeun dhe vetë Papën, njeriu që edhe pse kanë kaluar mbi 500 vjet vazhdon të bëjë ligjin në gjysmën e Shqipërisë. Kryeneç, i drejtë, tinzar, trim, i forte fizikisht, i aftë për aleanca, por edhe i hidhur në hatërmbetjet e tij, i zgjuar dhe logjik, por edhe i aftë që të bënte marrëzira. Aventurat e qëmotshme, sado heroike që të na duken, duhen trajtuar thjesht si aventura të prijësve tanë mesjetarë, që kishin një mijë e një halle mbase edhe më të ndërlikuara se këto të sotmet. Përpjekjet për të ngritur heronj të rinj janë njësoj si përpjekjet për të zhdukur heronjt e vjetër.

Sipas librit: Tonin Çobani, Lekë Dukagjini, princi i përfolur, Lisitan, Toena, Tiranë 2003, 190 faqe.

3 Re: Leke Dukagjini prej Fri Mar 19, 2010 4:59 pm

Juna






Kronologjia e jetes se Leke Dukagjinit


Në shek.VII-të permenden per here te pare “Dukagjinet e Arberise”. Disa mendojne se mbiemri Dukagjin rrjedh nga emri i fshatit Dukagjin, diku ne kufirin e rrethinave te Pukes me Mirditen, afer fshatit Dardhe, ku kane qene te vendosur fillimisht te paret e Principates se Dukagjineve.


1202-4 Dukagjinet pushtuan Zadrimen dhe u shtrine shume shpejt ne Shqiperine e veriut me kryeqender Lezhen. Disa mendojne se ne kete kohe Dukagjinet u shfaqen ne trojet arberore te ardhur nga Franca si kryqtare dhe se mbiemri Dukagjin u formua nga perngjitja e titullit Duke me emrin Gjin ose Duka i Gjinit, qe do te thoshte Djali i Gjinit.
1356 Kur osmanet shkelin per here te pare ne Ballkan, Principata e Dukagjineve eshte zgjeruar ne Shqiperine veri-lindore dhe ka nje qender te dyte ne Fand, krahine e Mirdites se sotme. Disa mendojne se aso kohe Principata e Dukagjineve perfaqesohej me dy dege.
1389 Beteja e Fushekosoves. Thyhet nga osmanet koalicioni ballkanas, ne te cilin bente pjese edhe Principata e Dukagjineve, sadoqe nder burime nuk permenden.
1393 Dukagjinet ua dorezojne qytetin e Lezhes venedikasve, qe te mos binte nen sundimin e osmaneve, duke ruajtur te drejten e nje te tretes se te ardhurave.
1406 Princi Pal Dukagjini (1384-1446), i permendur per urtesi, vihet ne krye te Principates se Dukagjineve me kryeqender Ulpianen (qytet i themeluar prej tij), ku mbreteron se bashku me te vellane Nikolle Dukagjinin, i shquar per trimeri.
1410 Lind ne Ulpiana princi trashegimtar i Pal Dukagjinit, Leke Dukagjini, formimi kulturor i te cilit mendohet te jete bere ne qendra te zhvilluara te kohes, si Shkodra, Raguza, Venecia. Leka ka pasur edhe nje vella, Palin, me zgjuarsi te jashtezakonshme, por te verber; nje moter, Roza, me bukuri te rralle e shume krenare dhe, ndoshta, nje tjeter me emrin Maria, qe do te behet gruaja e Gjon Muzakes se Beratit.
1432 Pal Dukagjini me te vellane, Nikollen, mbeshtesin se bashku me Topiajt Aranit Komnenin, vjehrrin e ardhshem te Skenderbeut, ne kryengritjen e tij te suksesshme kunder forcave osmane. Motra e Aranit Komnenit ka qene gruaja e Pal Dukagjinit, e ema e Lekes.
1444 Pal dhe Nikolle Dukagjini jane pjesemarres te Beselidhjes se Skenderbeut ne Lezhe. Ata mbeshtesin Lidhjen me 5 000 ushtare nga 15 000 qe kishte gjithsej Skenderbeu. Pali shoqeron Skenderbeun ne Kruje.
1444 Beteja e Torvjollit ku marrin pjese edhe trupat e Principates se Dukagjineve nen komanden e Tanush Topise. Pali, se bashku me princer te tjere, do te prese ne Kruje Skenderbeun per ta pershendetur per fitoren.
1445 Ne dasmen e Mamices, se motres se Skenderbeut ne Muzakine, shfaqet per here te pare princi Leke Dukagjini. Dueli i tij me Leke Zaharine per doren e princeshes se bukur Jerina Dushmani.
1446 Vdes Pal Dukagjini. Vendin e tij ne krye te Principates se Dukagjineve e ze i biri, Leke Dukagjini.
1447 Vriten ne pusi Leke Zaharia se bashku me Bozhdar Cernovicin dhe per kete perflitet Leke Dukagjini.
1447 Nikolle Dukagjini, i nxitur nga njerezit e Skenderbeut, pushton perkohesisht Shatin, nderkohe qe Dejen e kane marre venedikasit. Skenderbeu i shpall lufte Venedikut.
1447 Leke Dukagjini martohet me Teodoren, motren me te vogel te Gjon Muzakes se Beratit. Nuk paten femije. Dukagjinet qe do te permenden pas Leke Dukagjinit ne Itali apo ne sherbim te Perandorise Osmane, rrjedhin nga familje te adaptuara prej Pal Dukagjinit ose prej Lekes.
1447-8 Skenderbeu rrethon Dejen, Shkodren dhe Durresin, qytete ne zoterim te venedikasve. Perkrah Skenderbeut eshte Nikolle Dukagjini.
1448 Paqja e Skendebeut me Venedikasit. Leke Dukagjini nuk merr pjese.
1451 Martesa e Skenderbeut. Leke Dukagjini nuk merr pjese.
1451-2 Komploti i Krrabes kunder Skenderbeut. Perflitet Leke Dukagjini.
1452 Pajtimi i pare i Leke Dukagjinit me Skenderbeun ne Durres.
1454 Breksamus, diplomat i Leke Dukagjinit, perfaqeson Skenderbeun te mbreti i Napolit. Pensioni 300 dukatesh per Leken prej mbretit Alfons.
1458 Bie Prizreni, qendra me e zhvilluar tregtare e kulturore e Principates se Dukagjineve, nderkohe qe kryeqyteti, Ulpiana, duhet menduar i shkaterruar nga themelet para Prizrenit.
1458 Leke Dukagjini pushton keshtjellen e Shatit qe ishte ne zoterim te venedikasve. Skenderbeu nderhyn me trupat e tij dhe ua kthen venedikasve.
1458-81 Leke Dukagjini nderton disa keshtjella ne thellesi te trojeve te principates se vet, forcon pushtetin vendor te malesoreve, shtetas te tij, qe jetonin brez pas brezi ne gjendje te lire dhe institucionalizon permes praktikave gjyqesore nje sistem juridiko-popullor, qe do te trashegohet permes fjaleve te urta te thena nga ai, si nje veper fondamentale e kultures humaniste shqiptare. Kjo veper, e ruajtur ne nje shqipe kaq te bukur, qe u mblodh nga Shtjefen Gjecovi ne kapercyellin e shek.XIX-XX eshte Kanuni i Leke Dukagjinit.
1461 Perflitet Leke Dukagjini se u eshte drejtuar turqve per aleance. Papa Piu II e kercenon me ckisherim.
1463 Papa Piu II nderhyn per pajtimin e Leke Dukagjinit me Skenderbeun.
1463 Pajtimi i dyte me Skenderbeun. Leka bashkohet me Lidhjen e Skenderbeut, Venedikun dhe Ivan Cernovicin e Malit te Zi.
1465 Ne betejen e Sfetigradit, Leke Dukagjini shpeton prej vdekjes Skenderbeun.
1466 Leka dhe Nikel Moneta komandojne 13 mije forca shqiptare perkrah Skenderbeut kunder Ballaban Pashes.
1468 Ne Shkoder thyhen trupat osmane prej ushtrise shqiptare pa pjesemarrjen e Skenderbeut. Mendohet se kjo fitore eshte arritur nen drejtimin e Leke Dukagjinit.
1468 Vdes Skenderbeu. Leke Dukagjini eshte nder kryetrimat shqiptare qe iu ndodh prane deri ne castet e fundit te jetes.
1477 Leka ne mbrojtje te Krujes, ku duhet te kete mbetur i plagosur, pasi u perfol se mbeti i vrare.
1479 Venecianet nenshkruajne pushtimin e Shqiperise prej turqve, por Leke Dukagjini vazhdon rezistencen keshtjellave, qe kishte ngritur thellesive te maleve te principates se tij.
1481 Leke Dukagjini permendet per here te fundit ne dokumentet e kohes, duke kaluar nga Raguza per ne principaten e tij.
1481 Mendohet vdekja e Leke Dukagjinit, pinjolli me i fundit i Principates se Dukagjineve. Asnje dokument nuk flet per vendvarrimin e tij. Gojedhena thote se iku duke bekuar lirine e viseve shqiptare dhe duke mallkuar roberimin e tyre, derisa te kthehen ne trojet e veta te zotet.

- Sipas Tonin Cobanit -

4 Re: Leke Dukagjini Today at 7:07 am

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  •  

Free forum | © PunBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog