Forumi Universi shqiptar

You are not connected. Please login or register

Facebook, 'shteti' me 500 milionë banorë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Facebook, 'shteti' me 500 milionë banorë prej Sun May 23, 2010 9:34 am

Admin




Rrjeti social shume shpejt me siguri te larte te dhenash.

Ne javet e ardhshme Facebook-u do te kete ne mesin e tij zyrtarisht 500 milione banore aktive. Nese faqja do marre “terra firma” do ishte vendi i trete ne bote me popullsine me te madhe. Me shume se 1 ne 4 vete qe perdorin internetin jo vetem qe kane nje llogari Facebook-ut, por i jane rikthyer asaj brenda 30 dites. Vetem gjashte vjet pasi student i Harvardit, Mark Zuckerberg ndihmoi ne themelimin e Facebook-ut ne dhomen e konviktit si menyre qe studentet te kontaktonin me njeri-tjetrin kompania eshte rritur ne shkallet me te larta te uebit. Microsoft krijoi kompjutera qe jane me te lehte per t’u perdorur.

Google na ndihmon te kerkojne te dhenat tona. YouTube na zbavit me muzike dhe filma. Por, Facebook ka nje avantazh te madh ndaj ketyre te tjerave: investimin emocional te perdoruesve. Facebook-u na ben te buzeqeshim, te rrasemi neper poza fotografish qe te shohim veten onlajn me vone, te qeshim kur shohim se kush nga shoket e shoqet tona te shkolles se mesme eshte shendoshur, te na prishet qejfi kur askush s’u pergjigjet komenteve tona te mprehta, te rregullojme statusin kur ndahemi e martohemi. Te arrish ne piken, ku aq shume prej nesh ndjehen rehat duke shpenzuar pjesen me te madhe te jetes ne Facebook perben nje zhvendosje te jashtezakonshme kulturore, veccanerisht duke pasur parasysh qe 28 perqind e perdoruesve jane mbi 34 vjecc.

Facebook-u ka ndryshuar ADN-ne tone sociale dhe po na ben me te mesuar me hapjen. Por ky sit eshte pritet te perballet me nje kontradikte: Facebook-u eshte i psur ne mundesi intime duke qene se ju mund te postoni momentet me te gezuara e te dhimbshme te jetes suaj aty, por kompania po fiton para duke transmetuar keto momente. Vullneti i perdoruesve te Facebook-ut per te dhene informacione te detajuara eshte kritik. Prandaj shume shpejt Facebook-u do zbuloje rregullat e reja te ruajtjes se privatesise. Kur vjen puna tek shperndarja e informacioneve teksa gjithe bota eshte ne rreshtin e pare. Por Zuckerberg eshte gati te vere bast se kjo nuk eshte e parehatshme per njerezit, te cilet do ndalonim qe te ndanin momentet e tyre ne rrjetin social. Ai eshte gati te zotohet se nuk thuajse asnje limit te asaj qe njerezit do i ndajne informacionet me te tjeret dhe se si kompania e tij do perfitoje prej kesaj. Godina e re eshte ne ndertesen 1601 te California Avenue, dy hapa larg Standford University. Nje ndertese e bukur e re e zhytur ne jeshillek.

Por do te zgjase pak, duke pare ritmin me te cilen shoqeria rritet: 1000 nepunes te cilet qe tani duken pak per te menaxhuar 400 milion perdoruesit ne te gjithe boten, 55 milion profile te azhornuara çdo dite, 2,5 miliard foto qe futen çdo dite. Kur nisi Facebook-u, ne shtator te vitit 2006, perdoruesit ishin gati 7 milion. “Facebook nuk eshte me “faqja e librit” te djemve te kolegjit dhe kjo tani eshte e njohur universalisht”, qesh Debbie Frost, drejtori i komunikimit global. Hyn ne nje hapesire te madhe te populluar nga inxhinier te ri qe ecin me lap top te hapur ne dore. Preokupimi i Silikon Vallei, zemra e tekonologjise se larte te Shteteve te Bashkuara, rreh gjithmone. Sentenca italiane, ne syte e tyre, minon vete procesin ne te cilin bazohet ekonomia ne rrjet: “Misioni jone eshte te lidhim personat me permbajtjen”, shpjegon Brandee Barkes, drejtor i komunikimit, i cili nuk i shmanget pyetjeve te gazetareve. “Secili sot eshte drejtor i vetvetes: ne vendosim ne kontakt personat dhe nese njeri regjistrohet per here te pare ne Facebook per te gjetur miqte, me pas zbulon edhe informacionin, videot, fotot, diskutimet dhe interaktivitetin. E gjitha kjo krijon vlere, per ne dhe per te gjithe rrjetin”.

Nuk ka dyshim se Facebook eshte bere nje gje shume e ndryshme nga ajo qe ishte kur nisi ne 2006. Pas nje ekspansioni te shpejte nderkombetar, shoqeria shikon me vemendje zhvillimin e vet si “media sociale” dhe bashkeveprimin me boten e informacionit dhe te gazetarise. “Ka ndonje gje me te mire sesa leximi i nje historie? Po, te jesh pjese e saj” thote Brandee, nderkohe qe qe ne ekranin e madh levizin imazhet e revoltes ne Iran te postuar nga perdoruesit e Facebook ne kohe reale. “Ne duam te zgjerojme influencen e informacionit dhe gazetarise” thote ai. Ja “gjeja e madhe me e mire”, ja hapi tjeter i Facebook: rritja e nivelit te permbajtjes fale “marteses” me informacionin cilesor qe mediat e medha mund te garantojne. Si per shembull citohet gazeta “Huffington Post” e cila i eshte bashkuar pa rezerva konceptit “lajme sociale”. Ne faqet e krijuara ne Facebook nga “Huffington Post”, perdoruesit mund te qendrojne ne kontakt me miqte dhe te diskutojne me ta lajmet e reja”.

Rezultati eshte i mrekullueshem: “Huffington Post”, fale pranise ne Facebook, ka rritur me 500 perqind kontaktet e saj me nje rritje te perdoruesve me 50 perqind. Raporti Facebook dhe informacioni eshte gjithmone e me i lidhur bashke. Shume gazetare tani perdorin platformen per punen e tyre. Edhe per gazetarine investiguese qe shume qahen se ka vdekur. Jon Seartz, gazetare e “Usa Today”, leshon disa tema mbi faqen e Facebook, mbledh informacion nga perdoruesit, e diskuton me ta dhe me pas shkruan historite e tij ne “Usa Today”, duke sjelle ate qe vjen nga lexuesit. Nje forme e re e “gazetarise se perzier”, qe bashkon rregullat e vjetra te profesionit me qytetarine e gazetarise. Edhe modeli i biznesit te Facebook, qe ne fillim dukej i erret, tani eshte i konsoliduar: “Shesim publicitet, si shume kompani interneti”, thote Brandee.

Dhe nuk ka dyshim se me 500 milion perdorues, te cilet shoqeria i njeh te gjithe – shijet, pasionet, zakonet, por edhe moshen, lokalitetin gjeografik, statusin social – nuk eshte e veshtire te gjesh kompani te gatshme per te investuar ne promovimin e produkteve te tyre. Perfitime te larta dhe mision i larte jane dy objektivat per te garantuar zhvillimin e ardhshem te shoqerise: “Duam te ndihmojme personat qe te ndajne ne ueb çdo gje, kudo, ne çdo moment, dhe te sjellim lajmet ne bote” thote Brandee. Tingellon e çuditshme per nje gazetar: “Te çosh lajmet ne bote” ishte “misioni” me te cilin ne 1846 u themelua ne “New York Associated Press”. Por le te mos e bejme çeshtje primati: na pelqen apo jo, kohet kane ndryshuar.

Facebook

Facebook-u eshte klasifikuar si nje nga 20 kompanite amerikane me te besuara per sa i perket çeshtjeve te privatesise. Nje arsye tjeter pse rrjetet sociale jane bere aq popullore eshte se ka shume gjera qe mund te besh me to veçanerisht ngaqe kompani si Facebook-u dhe MySpace kane lejuar sipermarres te pavarur te krijojne programe te njohura si aplikime. Kjo ndarje punesh u shperndan para te gjitheve. Disa njerez mendojne se efekti i rrjetit te Facebook-ut eshte aq i madh sa do jete e pamundur te ulet nga piedestali si vendi me i madh virtual i takimit ne bote. Misioni i rrjeteve sociale njerezore shpeshhere mendohet te jete thuajse pa limite, veçanerisht ne epoken moderne. Ne fakt, nuk eshte i palimituar pavaresisht mundesive te ofruara nga interneti. Ne pjesen me te madhe te historise njerezimi ka jetuar ne komunitete te vogla e te mbyllura. Burimet historike si “Domesday Book” i vitit 1086 tregon nje madhesi komuniteti te perbere nga rreth 150 vete. Kjo gjithashtu eshte pak a shume dhe numri i rrjeteve personale sociale, pak a shume rrejti i njerezve me te cilet nje person ka miqesi. Nje limitim i tille ne veshtrim te pare eshte kontradiktor me besimin e pergjithshem se posta elektronike, mesazhet apo faqet e internetit largojne veshtiresite qe krijon komunikimi balle per balle. Gjithsesi, analizat e detajuara mbi listat e miqve ne Facebook tregojne se nuk ndodh keshtu. Nderkohe qe disa njerez kane vertete mbi nje mije miq, pjesa me e madhe e listave tregojne ne fakt se sa miq kane ne jeten reale. Bota personale sociale perbehet nga nje sere shtresash koncentrike dhe secila shtrese perfshin me shume individe, por tregon dhe renie te cilesise se miqesise.

Mark Zuckerberg dhe platforma “Facebook”

Ne shtator 2006, “Facebook” krijoi “Nees Feed”, nje produkt per te treguar se çfare jane duke bere miqte e tu ne uebsajt. Zuckerberg u kritikua ne ate kohe, teksa disa e shikonin “Nees Feed” si te panevojshem dhe si nje mekanizem per te biseduarit kibernetik.

Platforma Facebook

Me 24 maj 2007, Zuckerberg shpalli nje “Facebook Platform”, nje platforme zhvillimi per programuesit qe te krijojne aplikime sociale brenda “Facebook”. Kjo shpallje ngjalli nje interesim te madh per bashkesine e zhvilluesve programore. Brenda javesh, shume aplikime u ndertuan dhe disa kishin tashme miliona perdorues. Sot jane me shume se 400 000 zhvillues programore ne mbare boten qe ndertojne aplikime per “Facebook Platform”. Vetem me 23 korrik 2008, Zuckerberg shpalli “Facebook Connect”, nje version te “Facebook Platform” per ndertimin e aplikimeve sociale ne faqe te tjera te tjera.

Facebook Beacon

Me 6 nentor 2007, Zuckerberg shpalli nje sistem tjeter reklamues social, qe u pa si nje ngjarje ne Los Anxhelos. Nje pjese e programit te ri, quajtur “Beacon”, ua bente te mundur njerezve te ndajne informacion me miqte e tyre te “Facebook” bazuar nje veprimtarite e tyre qemtuese ne uebsajte te tjera. Nje shites eBay, per shembull, mund te beje qe miqte automatikisht te vene ne shitje nepermjet “Facebook”, sistemit “nees feed”, gjithçka qe ata duan te shesin. Programi pati shqetesime te medha te privatesise nga ana e grupeve qe merren me mbrojtjen e jetes private te qytetareve, por edhe nga individe perdorues. Zuckerberg dhe “Facebook” nuk arriten t’i pergjigjen shpejt ketij shqetesimi, dhe me 5 dhjetor 2007 Zuckerberg me ne fund shkroi nje blog post ne “Facebook”, ku merrte pergjegjesine per çeshtjet me programin “Beacon” dhe ku iu ofronte nje menyre me te lehte perdoruesve per te perfituar nga sherbimet.

http://univers.albanianforum.net

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  •  

Free forum | © PunBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs