Forumi Universi shqiptar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Universi shqiptar

You are not connected. Please login or register

Fjodor Mihajllov Dostojevski

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Fjodor Mihajllov Dostojevski Empty Fjodor Mihajllov Dostojevski Thu May 20, 2010 10:06 am

Juna

Juna

Fjodor Mihajllov Dostojevski Siteow10


Fjodor Mihajllov Dostojevski

Lindja, veprimtaria dhe vdekja


Fjodor Mihajllov Dostojevski Apostol-pravoslavnog-realizma-1

1821 30 tetor -Lndja e Fjodor Mihajlloviqi Dostojevskit në ndërtesën e spitalit moskovit për të varfër , Mariinskaja, në familjen e mjekut ushtarak, Mihal Andrejeviç Dosotojevski.
1833-1837 Vitet e shkollës së Dosotojevskit në pensionet mekovike.
1837 27, shkurt - vdekja e nënës së Dosotojevskit ,Marie Fjodorovna Dosotojevskajas (mbiemri I vajzërisë, Naçajeva). Maj – shpërngulja e vëllezërve të rritur në Petërburg. Vjeshtë - Dosotojevski në pensionin përgatitor të kapitenit K.F.Kostomorov.
1838 16 janar- hyrja e Dosotojevskit në shkollën e lartë të inxhinierisë.
1839 8 qershor- vrasja e Mihal Andrejeviçit Dosotojevskit nga bujkërobërit e vet.
1840-1841. Dosotojevski punon mbi dramat historike “Maria Stjuart” dhe “Boris Godunov”.
1841 5 gusht - Dosotojevski bëhet officer.
1843 12 gusht- përfundimi I kursit të plotë të shkencave në klasën e lartë të oficerëve dhe regjistrimi I Dosotojevskit në korpusin e inxhinierisë.
1844 Qershor-korrik- në numrat 6 dhe 7 të revistës “Reporteri dhe Panteoni” u botua romani “Evgjeni Grande” I Balzakut, përkthyer nga Dosotojevski.
19 – tetor – urdhër zyrtar për tërheqje nga detyra për arsye familjare të inxhinierit ushatrak F. Dosotojevski me gradën toger.
1845 Maj - Dosotojevski përfundon romanin “Njerëz të varfër”. Njohja e tij me Nekrasovin fhe Bjelinksin.
1846 15 janar - botimi në “Kronikën Petërburgase” të N.A Nekrasoviti “Njerëz të varfër”.
1 shkurt – “Sozia” te revista “Shënime patriotike”
Tetor – “Zoti Proharçin”
1847 Fillmi I vitit - Dosotojevski ndahet me Bjelinksin.
Prill korrik – tek ‘Të rejat e Sankt Petërburgut” botohen 4 fejtone të Dostojevskit në rubrukën “Kronika e Petërburgut”.
Në pranverë - Dosotojevski fillon të frekuentojë të premtet e Petrashevskit.
Tetor – Dhjetor - novela “Zonja e shtëpisë”.
1847 Dhjetor- “Net të bardha”.
1847 Janar – shkurt – maj – “Njetoçka Njezvanova”.
Fillimi I vitit - Dosotojevski merr pjesë në rrethin revolucionar të N.A.Speshnjevit.
15 prill në mbledhje te Petrashevcët Dosotojevski lexon “Letrën e Bjelisnkit të drejtuar Gogolit” ilegalisht.
Mars – prill- Të shtunave Dosotojevski frekuenton rrethin e Durovit.
23- prill – arrestimi i Dosotojevskit. Burgosja e tij në burgun Alesejevsk të kështjellës së Petropavllovskut.
29 prill – 16 nëntor - hetimi dhe gjyqi kundër Petrashvcëve. Dënimi me vdekje kundër “ kriminelëve më të rrezikshëm”, përfshirë këtu edhe Dosotojevskin.
19 nëntor – vendimi I prokurorit të lartë kundër Dosotojevskit: “8 vjetë punë të detyrueshme në kështjellë”. Vendimi përfundimtar: “4 vjet e më pas ushtar I rëndomtë”
22 dhjetor – ceremonia përgatitoree dënimit me vdekje në sheshin Semjonovsk, leximi i vendimit të Carit për “falje”.
24 dhjetor (natën) - largimi i një partie të burgosurish për në Siberi, përfshirë këtu edhe Dosotojevskin.
1850 9-16 janar –qëndrimi në Tobolsk. Takimi në oborrin ndërmjetës me gratë e dekabristëve.
23 janar- Dosotojevski arrin në internim, në kështjellën e Omskut.
1854-1859 Janar – 1854, shkurt - periudha e kryerjes së dënimit me punë të detyrueshme.
Në shërbim ushtarak në Semipalatinsk. Njohja me Vrangelin. Valihanovin, Isajevët. Takimet me P.PSemnjonov-Tjan-Shanskin.
1865 Mars- letra drejtuar E.KTotlebenit me lutje, për të ndikuar në rikthimin e
të drejtave të Dosotojevskit.
1 tetor – rimarrje e gradës së oficerit.
1857 6 shkurt- Dosotojevski vë kurorë në Kuzhnjeck me Maria Dmitrijevna Isajevën.
1859 18 mars – dalja në lirim.
Mars – tregimi I Dosotojevskit , “Ëndrra e xhaxhait”.
Nëntor-Dhjetor-“Fshati Stepançikovo dhe banorët e tij”.
2 korrik-Dosotojevski largohet nga Semipalatinsku për në Tvjer, ku kalon vjeshtën.
Dhjetor (gjysma e dytë) – Dosotojevski shpërngulet në Petërburg, ku iu lejua të banonte.
1860 1 shtator- në gazetën “Bota ruse” u botua fillimi I “Shënimeve nga shtëpia e të vdekurve”
Përmbledhja e parë e veprave të Dosotojevskit, botuar nga P.A.Osnovski në dy vëllime.
1861 Janar-dalja e numrit të parë të revistës së vëllezërve Dosotojevski,”Koha”, në të cilin fillon të botohet romani “Të fyer e të poshtëruar”.
1861-1865 Njohja, letërkëmbimi dhe udhëtimi me A.P.Susllovën.
1861-1862 Në revistën “Koha” botohen “Shënimet nga shtëpia e të vdekurve”.
Maj (mesi I muajit) – dalja e proklamatës së P.G.Zaiçnjevskit, “Rusia e re” me pretekstin e së cilës Dosotojevski viziton N.G.Çernishevskin.
7 qeshor – për herë të parë Dosotojevski del jashtë shtetit, ku takohet me Hercenin dhe njihet me Bakuninin.
1863 Shkurt, mars-“Vërejtje dimërore mbi përshtypjet verore”.
24 maj –“Urdhëri supreme” mbi mbylljen e revistës “Koha” për shkak të artikullit të N.N.Strahovit,”Çështja fatale”.
Gusht,tetor- qëndrimi I Dosotojevskit jashtë shtetit.
1864 Janar – lejimi I botimit të revistës “Epoka”, bashkë me fillimin e botimit të”Shënimeve nga bodrumet”.
15 prill – vdekja e Maria Dmitrijevna Dostojekajas në Moskë.
10 korrik – vdekja në Pavllovsk e Mihajl Mihalloviq Dosotojevskit.
1856 “Një ngjarje e jashtëzakonshme, ose pasazh mbi pasazh” (“Krokodili”).
Mars,prill- njohja dhe takimi me motrat Korvin-Krukovski.
Qeshor – deklarimi mbi ndërprerjën e botimit të revistës “Epoka”.
Korrik,tetor- Dosotojevski jashtë shtetit.
1866 “Krim e ndëshkim”.
4 tetor – Dosotojevski fillon t’I diktojë stenografistes Ana Grigorjevna Snjitkinën romanin “Kumarxhiu”.
1867 15 shkurt – martesa e Dosotojevskit me A.G.Snjitkinën.
14 prill – largimi I Dosotojevskëve jashtë vendit. Drezdeni. Badeni. Bazeli.Gjeneva.
1868 Romani “Idioti”
12(24) maj – vdekja e vajzës tremuajshe Sofi, në Gjenevë. Vera në Veve. Shpërngulja gjatë vjeshtës në Milano.Rrugës Dosotojevskët kthejnë në Bazel për tu njohjur me krijim-tarinë e Hans Golbejnit- I riu. Dimri në Firence.
1869 Korrik – kthimi në Drezden.
Dhjetor – plani I romanit “Biografia” e mëkatarit të madh”.
1870 Novela “Burri I përjetshëm”.
1871 8 korrik – kthimi në Petërburg. Romani “Djajtë”(përfunduar në vitin 1872).
1872 Dosotojevskët e kalojnë verën në qytetin Staraja Rus, I cili bëhet vendpushimi I zakonshëm I tyre.
1873 Redaktimi I së përjavshmës “Qytetari”. Artikujt e Dosotojevskit në rubricën e zakonshme “Ditari I shkrimtarit”.
1874 19 mars Dosotojevski paraqet lutjen te Drejtuesit kryesorë për problemet e shtypit mbi largimin e tij nga detyra e redaktorit të “Qytetarit”.
Prill – Dosotojevskin e viziton N.A.Nekrasovi me propozimin për botimin e një romani në organin “Shënime patriotike”.
Dimër – Dosotojevski jeton në qytetin Staraja Rus dhe punon mbi romanin “I mituri”.
1875 Janar – në revistën “Shënime patriotike” fillon të botohet romani “ I mituri”.
1876 Ripërtëritja e “Dirarit të shkrimtarit” në botim të veqantë. Në numrin e nëntorit del tregimi “ E urta”.
1877 Dosotojevski shpesh viziton Nekrasovin e sëmurë, I cili I lexon atij vargjet e veta të fundit.
2 dhjetor- Dosotojevski zgjidhet anëtar-korrospodentë I akademisë së shkencave, në sektorin e gjuhës dhe letërsisë ruse.
30 dhjetor- Dosotojevski mban fjalim në varrimin e Nekrasovit.
1876 31 mars- Dosotojevski asiston në gjyqin mbi qështjen e Vera Sasuliqit, që kishte qëlluar mbi guvernatorin e Petërburgut, Trepov.
1879-1880 Romani “Vëllezërit Karamazovë” .
1880 23 maj, 10 qershor – Dosotojevski në Moskë merr pjesë në festën e përurimit të përmendores kushtuar Pushkinit.
8 qershor – Në mbledhjen e dytë publike të shoqatës dashamirëse të letërsisë ruse Dosotojevski mbajti fjalim mbi Pushkinin.
1881 Janar (gjysma e dytë)- Dosotojevski punon për numrin e parë “Ditarit të shkrimtarit”, për vitin 1881.
28 janar në orën 8:30 `vdes Fjodor Mihajlloviq Dosotojevski.
1 shkurt – varrimi I Dosotojevskit në varrezat Tihvinski të dafinave të Aleksandër Neveskit.

2Fjodor Mihajllov Dostojevski Empty Re: Fjodor Mihajllov Dostojevski Thu May 20, 2010 10:36 am

Juna

Juna

Fjodor Mihajllov Dostojevski Siteow10

Krim dhe Ndeshkim - i Dostojevskit

Libri i Dostojevskit "Krim e ndëshkim" u botua në vitin 1866, katër vjet mbas librit "Shënime nga shtëpia e të vdekurve". Idea kryesore e këtij libri na jepet pikërisht në Epilog, ku bën fjalë për pendimin e Raskolnikovit. I mbyllur në një burg të Siberisë, duke vuajtur dënimin, krimineli Raskolnikov ndërgjegjësohet për fajin dhe qan për humbjen e tij.

Por, pasi pendohet ai e rigjen veten dhe rilin-det në një jetë të re. Pra, vuajtja dhe dënimit e dhim-bja bëhen për heroin shkak për ndërgjegjësimin e tij. Një gjë e ngjashme kishte ndodhur edhe në vetë shkrimtarin, gjatë internimit në Omsk të Siberisë, të njohur tashmë nga ne, në librin "Shënime nga shtëpia e të vdekurve".

I. M. Varaut, duke bërë krahasimin e Raskolnikovit tek "Krim e ndëshkim" me Dostojevskin tek "Shënime nga shtëpia e të vdekurve", thekson: "Ashtu si Dostojevski, edhe Raskolnikovi u përgatitën për Ngjalljen prej së vdekurësh".

Ossip Lourie, duke folur për librin "Krim e Ndëshkim" të Dostojevskit, thotë: "Se bukuria shpirtërore dhe mesazhi që na përcjell ky libër, ka shumë ngjashmëri me librin "Ringjallja" të Tolstoit. Si në librin e Tolstoit, ashtu edhe në atë të Dostojevskit kemi një ngjallje shpirtërore, e cila kry-het me të njëjtën mënyrë.

Me anën e Ungjillit që i jep heroit të Tolstoit, princit Dimitri Nehljnutof, një misionar anglez. Gjithashtu, me Ungjillin që i jep Sonja Raskolnikovit tek libri i Dostojevskit. Pra, që të dy librat përfundo-jnë me të njëjtat fjalë, përsa i përket ngjalljes së heronjve të tyre.
Duhet të theksojmë këtu, se Ungjillin që i dhuroi Fonvizina Dostojevskit në Tobolsk, tashmë në librin "Krim e Ndëshkim" e merr heroi kryesor i lib-rit nga duart e Sonjës. Dhe Roskolnikovi i lutet që t'i lexojë pjesën Ungjillore të "Ngjaljes së Llazarit."

Ajo ja lexon, duke theksuar në fund fjalët e Krishtit: "Unë jam Ngjallja dhe Jeta." Pra, brenda Krishtit është vetë Ngjallja, ishte pikërisht Ai që ngjalli Llazarin, e me këtë mënyrë, duke e pranuar Krishtin bëhet edhe Ngjallja e Raskolnikovit. Për këtë Dostojevski jo pa qëllim i rikujton lexuesit në fundin e librit: "Raskolnikovi nën jastëk kishte Ungjillin. Ishte Ungjilli i Sonjës nga i cili kishte lex-uar ngjarjen e "Ngjalljes së Llazarit". Ashtu si Llazari edhe heroi i librit, Raskolnikovi, janë të vdekur dhe duhet të ringjallen. I gjithë libri është historia e ngjalljes së një shpirti. Raskolnikovi duke vrarë plakën fajdexheshë Aliona Ivanovën, vrau në të vërtetë veten e tij.Ja vlen të përmendim këtu fjalët, me të cilat i drejtohet Sonjës, duke i rrëfyer për krimin: "Po pse, mos e vrava Plakaruqen unë? Unë veten time vrava... E vrava një herë e përgjith-monë..." Dhe me të vërtetë, me krimin që bëri Raskolnikovi vrau veten e tij. Ai u shkëput e u veçua nga njerëzit.

Vetë emri Raskolnikov vjen nga fjala ruse Raskol, që do të thotë përçarje, skizëm. Me të njejtën fjalë quhen edhe skizmatikët e Rusisë "Raskolniki" (Skizmatikë). Në mënyrë të veçantë për Raskolnikovin heroin e Dostojevskit, përçarja ndod-hi brenda vetes, me pasojë që të shkëputet nga njerëzit më të dashur, nga nëna dhe motra. Gjithashtu edhe nga e gjithë shoqëria.

Në këtë vepër Dostojevski e përdor me kuptim të dyfishtë fjalën krim, që në rusisht (prestuplenije) do të thotë (shkelje), d.m.th. ai që kryen një krim "e shkel cakun" njerëzor dhe kristian.

Prandaj edhe Sonja kur dëgjoi rrëfimin e tmerrshëm të krimit, i tha: "Pa ngrihu! Shko që tani, dil e qëndro në udhëkryq, përkulu e puth tokën, që e njollose dhe e përlyeve asisoj, pastaj përulju botës mbarë në të katër anët e saj, shqipto me zë të lartë që ta dëgjojnë të gjithë: -Unë e vrava! Atëherë, Zoti do të dhurojë përsëri jetën!".

Perëndia do t'i rijepte jetën kur Raskolnikovi do të paqësohej me botën, ndaj të cilës kishte mëkatuar, duke marrë jetë njeriu. Dhe jo vetëm që u paqësua me botën, por edhe me tokën, të cilën e kishte njollo-sur, duke derdhur gjak njeriu mbi të. Prandaj edhe Perëndia, siç i thotë Sonja, do t'ia japë përsëri frymën e jetës, kur Raskolnikovi të puthi tokën.

Dhe ai e përqafon tokën, duke e larë atë me lotë, e njëkohësisht, duke larë edhe shpirtin e trupin e tij. Vetëm kështu, kur Raskolnikovi paqësohet me tokën, do të ketë mundësi të rilindë, e të ringjallet në një jetë të re, ashtu siç ringjallet edhe kokrra e gru-rit e rënë në tokë (Joani 12,24).

Këtë paqësim të njeriut me tokën do ta shohim në shumë vepra të Dostojevskit. Dashuria për tokën dhe besimi në të janë me të vërtetë virtyte me një rëndësi kristiane, sepse Krishtërimi është feja që thekson trupëzimin. Dheu i tokës është esenca e trupit të njeriut që mori Fjala e Perëndisë gjatë mishërirnit. "Dhe Fjala u bë mish" (Joani 1,14).

Për këtë edhe Sonja i thotë Raskolnikovit: "Puthe tokën që e njollose!" Siç e shohim, bashkimi me tokën, nga e cila do të mundi njeriu të rimarrë jetën, mbështetet në mësimdhënien e Shkrimit të Shenjtë, mbi Parajsën, ku e gjithë krijesa duhet të vuajë së bashku me njerëzit si pasojë e mëkatit të trashëguar nga protoplastët, por edhe nga të pasard-hësve të tyre, të cilët vazhdojnë edhe sot me krimet e tyre të përditshme ta njollosin tokën. Për këtë shkak edhe toka hakmerret, shpeshherë me egërsinë e saj, deri tek tërmetet, siç ndodhi në kryqëzimin e Isuit: "Atëherë, toka u lëkund dhe shkëmbinjtë u plasën" (Mattheu 27,51). Dhe kjo ndodhi si pasojë e krimit më të tmershëm që bënë atëherë njerëzit, duke kryqëzuar Krishtin. Prandaj nuk është aspak e çuditshme që heronjtë e Dostojevskit përpiqen të paqësohen me tokën, si për të shpaguar atë të keqe që i bënë, e për dhimbjen që i shkaktuan.

Për këtë arsye ata gjunjëzohen, ashtu siç u gjunjëzua edhe Raskolnikovi. Veçse, Raskolnikovi nuk u gjunjëzua vetëm mbi tokë, por edhe në këmbët e Sonjës, që edhe ajo vuan. Për këtë, ai i thotë: "Nuk u gjunjëzova përpara teje. U gjunjëzova përpara dbimbjeve njerëzore." Pra, këtu duhet thënë, se Sonja shndërrohet në një 11 oj ure ndërmjet shpirtit të këputur të Raskolnikovit dhe botës. Sonja na paraqitet kështu si simbol i botës, si simbol i tokës. Sonja simbolizon tokën e të parëve, Rusinë, të cilën duhet ta përqafojë Raskolnikovi me përulësi, duke u ringjallur në një njeri të ri.

Pikërisht në këtë tokë Ruse, e cila përfaqëson tokën e gjithë botës dhe që simbolizohet nga Sonja mëkatare, do të gjunjëzohet Raskolnikovi duke, ven-dosur që të ngrejë kryqin e tij të martirizimit. Një kryq prej dru qiparisi që ja dhuroi Sonja, që simboli-zonte vendimin e dorëzimit në polici, shkuarjen më pas në Siberi, për të vuajtur dënimin. Ja si e për-shkruan autori: "Sonja nxori e heshtur kryqet, njërin prej dru qiparisi e tjetrin prej bakri, bëri kryqin, ia bëri edhe atij dhe ja vari në qafë atë prej dru qiparisi. Bëj kryqin! Qoftë edhe një herë lutju Zotit! - iu përgjërua me zë të dridhur Sonja". Vetë Raskolnikovi kthehet kështu në simbolin e një dhim-bje të madhe. Prandaj nuk ka rrugë tjetër, veçse të ngrejë kryqin e tij, të vuajë, duke e shpaguar krimin me dhimbje. Ai bën pikërisht atë gjë që ja pati thënë Sonja, atëherë kur i rrëfeu për krimin: "Duhet të vuash, që të shpëtosh." "Dil në udhëkryq, përulju njerëzve, puthe tokën se edhe para saj je në mëkat, pastaj thuaj me zë të lartë: Jam vrasës"!

Dhe Raskolnikovi kështu bëri. Doli në sheshin e Senës "Ashtu siç ishte, u lëshua në tokë...Ra në gjunjë në mes të sheshit, u përkul deri në tokë, e puthi me ngazëllim dhe përkushtim, ndonëse ishte e përbaltur. Pastaj u çua dhe përsëri u përkul..."

Por, mrekullia e kthimit të tij do të ndodhte më pas, pasi u dorëzua në polici dhe gjatë vuajtjes së dënimit në Siberi. Aty, ku shpirti do të ngrysej në burgun e errët, në botën e brendshme të pendimit.

Kështu duke vuajtur dënimin, shpirti i tij do të ringjallej. Nuk duhet lënë pa përmendur edhe sean-ca e gjyqit, e cila ishte mjaft rënqethëse. Pyetjes se ç'e kishte shtyrë për ta bërë këtë vrasje, ai i ishte përgjigjur se qe gjëndja e mjerë, në të cilën jetonte, varferia e skamja, dëshira për të hedhur hapat e para të sigurta në udhën e jetës, duke patur të pak-tën tre mijë rubla në xhep, të cilat mendonte se do t'ja gjente plakës fajdexheshë. Krimin e kishte kryer i nisur nga motive të dobëta, i irrituar në kulm nga mospasja dhe mossuksesi.

Pyetjes se: ç'e kishte shtyrë për t'u paraqitur në polici, i qe përgjigjur: - pendimi i thellë.

Këto sugjerime trupit gjykues iu dukën si shumë të trasha... Por, fakti që nuk kishte përfituar nga grabitja, u interpretua si pendim. E dënuan si kriminel me tetë vjet punë të detyruar.

Tashmë, duke vuajtur dënimin në Siberi, ndje-hej disi më i çliruar mbas pohimit të krimit dhe pendimit të thellë. Pikërisht, në këto çaste fillon edhe ngjallja e tij shpirtërore, duke rilindur në një jetë të re, e cila filloi pikërisht në javën e dytë pas Pashkës. Dhe nuk ishte vetëm ai që u ringjall. Bashkë me të u ringjall edhe Sonja. Ishte pikërisht ajo, që i kishte dhuruar Ungjillin dhe e ndoqi pas edhe në Siberi.

Veçse këtu fillon një histori e re, historia e një njeriu që u përtërit shkallë-shkallë dhe u ngjall në një jetë të re, që kaloi nga një botë në tjetrën, ku u ndesh me një realitet të ri, krejt të panjohur më parë. Por, kjo do të përbënte temën e një historie tjetër, kjo e jona këtu mbyllet."
Me këto fjalë e përfundon Dostojevski librin e tij. Dhe, megjithëse premton se do të shkruajë një libër të dytë, në të cilin do të na rrëfente për ngjall-jen shpirtërore të Raskalnikovit, këtë ai nuk e bëri kurrë. Por shkroi një libër tjetër të madh, që mban titullin "Idioti", i cili fillimisht u botua në Informacionet Ruse (Ruski Vestnik) që nga janari i 1868-tës deri më shkurtin e 1869-tës.

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions