Forumi Universi shqiptar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Universi shqiptar

You are not connected. Please login or register

Viktor Hygo

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Viktor Hygo Empty Viktor Hygo Mon May 17, 2010 2:36 pm

Juna

Juna

Viktor Hygo Siteow10

Viktor Hygo VictorHugo


"Viti '93" (Fragment) Viktor Hygo


Goveni arriti në këmbët e skelës. U ngjit sipër. Oficeri, që komandonte granatierët, e shoqëroi gjer aty. Goveni zgjidhi shpatën dhe ia dorëzoi oficerit; hoqi gravatën dhe ia dorëzoi xhelatit.
Ai i përngjiste një vizioni. Kurrë nuk ishte dukur kaq i bukur. Flokët e tij të zes valëviteshin në erë; asokohe nuk i prisnin flokët. Qafa e tij e bardhë të sillte ndërmend një grua, dhe syri i tij heroik dhe sovran të sillte në mend një kryeëngjëll. Ai qëndronte mbi skelën e gijotinës, ëndërronjës. Edhe ky vend është një majë. Goveni ishte më këmbë, i madhërishëm dhe i qetë. Dielli, duke e mbështjellë, e nxirrte në pah si ndonjë dritë lavdie.
Megjithatë i dënuar duhej lidhur. Xhelati erdhi me një litar në dorë. Në atë çast, kur panë kapitenine tyre të ri tek shkonte me aq guxim në thikë, ushtarët nuk duruan më; zemra e këtyre burrave të regjur në luftra shpërtheu. Atëherë u dëgjua ajo gjë e stërmadhe, dënesa e një ushtrie. Njëbritmë çau ajrin: Falje! Falje! Disa ranë në gjunjë, disa të tjerë flaknin pushkët dhe ngrinin krahët drejt platformës, ku ishte Simurdeni. Një granatier bërtiti duke treguar gijotinën:
-A pranohen zëvendësa në këtë punë? Ja ku më keni mua. – Të gjithë përsërisnin me zjarr: “Falje! Falje! Edhe luanët sikur ta kishin dëgjuar këtë, do të ishin tronditur ose do të ishin frikësuar, sepse lotët e ushtarëve janë të tmerrshëm.
Xhelati qëndroi, duke mos ditur se ç’të bënte.
Atëherë një zë i prerë dhe i ulët, por që megjithatë të gjithë e dëgjuan, kaq fort ishte e përzishëm, bërtiti nga maja e kullës:
-Të zbatohet ligji!
Ata e njohën theksin e papërkulshëm. Simurdeni kishte folur. Ushtria u rrënqeth.
Xhelati nuk e bëri fjalën dysh. U afrua duke mbajtur litarin.
-Prisni, – tha Goveni.
Ai u kthye nga Simurdeni, i bëri me dorëne djathtë që i kishte mbetur ende e lirë, një shenjë lamtumire; pastaj qëndroi ta lidhnin.
Kur ishte lidhur, i tha xhelatit.
-Më falni. Edhe një çast.
Dhe thirri:
-Rroftë Republika!
E shtrinë mbi dërrasën si lisharse, ajo kokë e hirshme dhe krenare u kapllos e mallkuar; xhelati ia ngriti flokët butë-butë, pastaj shkeli sustën; trikëndëshi u zgjidh dhe rrëshqiti, në krye ngadalë, pastaj me shpejtësi; u dëgjua një goditje e llahtarshme.
Në të njëjtin çast u dëgjua edhe një krismë tjetër. Goditjes së sëpatës iu përgjigj një krismë kobureje. Simurdeni kishte kapur njërën nga koburet që mbante në brez, dhe në çastin kur koka e Govenit po rrëkëllehej në shportë, Simurdeni e shpoi tejetej zemrën me një plumb. Një valë gjaku i doli nga goja, ai ra i vdekur.
Dhe këta dy shpirtra, vëllezër tragjikë, fluturuan bashkë, hija e njërit përzier me dritën e tjetrit.

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions