Forumi Universi shqiptar

You are not connected. Please login or register

Leonard Cohen

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Leonard Cohen prej Sun May 16, 2010 2:22 pm

Admin




Atje për ty


Kur gjithçka u përmbys,
Dhe dhimbja shndërrohej në të vërtet
Tashmë e kuptova,
Isha atje për ty, përjetë.
Mos më pyet "si ka mundësi" (?)
E di që tashmë është realitet
Kuptova se ekzistoja
Veç atje për ty, plot një jetë.
Planifikoja të ardhmen time
Si bëj gjithmonë
Por kur tashmë mbas shoh
Kuptoj se koha veç për ty shkonë.
Ecja nëpër rrugët dimrore
Sikurse edhe sot eci
Dhe jam i ngrirë me padrejtësi
Nga fakti qe atje shpirti im ngeci.
E shoh të shkuarën e jetës time
Tashmë në të ekranit vetmi
Isha asnjëherë unë
Ishe gjithmonë, veç ti.
Ti më dërgoje atje,ti më risillje këtu
Si objekt të thyer që nuk mundem
Dot ta ngjisë
Dhe krijoja forma , objektesh të tjera
Jashtë ndërgjegjes - dëshirës time
Duke e bërë llogjikën e
Të menduarit thërrime.
Haja dhe pija verë, brenda atij trupi
Që mendoja se i imi ishte, por
I transformuar gjithmonë ishte aty
I veshur si arab, i veshur si çifut
Gjithmonë kam mbajtur mask
E kam mbajtur përherë për ty.
Gjëndje triumfante , shpesh i revoltuar
Bota zbret drejt së vërtetës një ditë,
Me gjak e nerv të shkumëzuar
Dhe vdekja është një stil i vjetër
Dhe vdekja është një stil i ri
Gjithmonë kam qenë atje për ty
Gjithmonë i ngrirë në padrejtësi.
E shoh të qartë, kahera e di,
Isha asnjëherë unë
Ishe gjithmonë ti.
Dhe isha atje për ty,
Për ty e dashura ime
Në momentin e së vërtetës,
Ushtar i vet'haruar,
Ku sipas rregullave të lojës tënde
Gjithçka kishte përfunduar.

http://univers.albanianforum.net

2 Re: Leonard Cohen prej Sun May 16, 2010 2:51 pm

Juna




Kur……..


Kur heshtja duket aq e zhurmshme
dhe ti ndjen se vetem je

ki besim dhe kthehu tek une
te premtoj aty me ke.

Kur maja te duket e larte
dhe zbritja eshte i vetmi kthim

zgjati duart dhe thirrme
per ty jam gjer ne ameshim.

Kur dyert jane mbyllur
dhe ti ndjen trishtim

une do te te kthej buzeqeshjen
do te bej te ndjesh gezim.

Kur te kesh humbur cdo fuqi
dhe te jesh duke rene

une do te te ngre dhe jap shprese
Te ndihmoj te qendrosh ne kembe.

Dhe kur me ne fund te vije dita
qe i lumtur buze detit te ecesh

kur une te ndjehem vetem
shpresoj qe ti te me presesh.

Por deri sa ajo dite te vije
dhe deri sa ti driten te gjesh

degjoje zemren, beso ne mua
perjete ketu do me kesh!

3 Re: Leonard Cohen prej Sun May 16, 2010 2:55 pm

Admin




Të gjithë e dinë



Të gjithë e dinë që zaret janë hedhur me hile.
Të gjithë (për të patur fat) ecin me gishta të kryqëzuar.
Të gjithë e dinë se bijtë më të mirë u shuan.
Të gjithë e dinë që lufta ka mbaruar.
Të gjithë e dinë se ndeshja përfundoi:
I varfri mbetet i varfër, i pasuri e shton pasurinë.
Ky është një fakt, të gjithë e dinë.

Të gjithë e dinë që anija është e shpuar.
Të gjithë e dinë që kapiteni është gënjeshtar.
Të gjithë e kanë zemrën e thyer nga babai
Ose qeni që dje u kall në varr.
Të gjithë flasin veç për para.
Të gjithë si të babëzitur duan kuti me çokollata,
Të gjithë pëlqejnë trëndafilat që të kujtojnë rininë.
Ky është një fakt, të gjithë e dinë.

Të gjithë e dinë që ti më do e dashur.
Të gjithë e dinë që është me të vërtet kështu.
Të gjithë e dinë që je kaq besnike.
Përveç dy-tri netëve kur nuk kam qenë këtu.
Të gjithë e dinë që je një tip i mbyllur
Shumë njerëz lakuriq të njohësh ke dëshirë.
Ky është një fak, megjithse i pështirë.

Të gjithë e dinë, momenti i vërtet është tash o kurrë.
Të gjithë e dinë që e vërteta është veç ti dhe unë.
Të gjithë e dinë qe ky varg në shpirt ngulet.
Për kordelet apo kravatën së cilës i përkulet.
Të gjithë e dinë që pakti është i krimbur si një bimë.
Ky është një fakt, të gjithë e dinë.

Të gjithë e dinë që kolera e së vërtetës po afron.
Të gjithë e dinë, ajo lëvizë me shpejtësinë e erës.
Të gjithë e dinë që burra e gra të zhveshur.
Janë pasqyrimi artizanal i së shkuarës pas derës.
Të gjithë e dinë që kjo skenë është e vdekur.
Por gjithmonë ka një mjeshtër në tëndin krevat.
Që luan dhe përhap atë që të gjithë e dinë,
Të gjithë e dinë që ky është një fakt.

Të gjithë e dinë që tashmë je në vështirësi.
Të gjithë e dinë, gjithmonë i vërtetë ke qenë o Njeri.
Përmes kryqit të përgjakur në krye të Kalvarit,
Të gjithë e dinë se ajo vjen tek ne copë-copë.
Shikoje Zemrën e Shenjtë përpara se të shpërthej.
Hapi sytë dhe shikoje për të fundit herë këtë akt.
Ky është një fakt, të gjithë e dinë.
Të gjithë e dinë që ky është një fakt.

http://univers.albanianforum.net

4 Re: Leonard Cohen prej Sun May 16, 2010 3:21 pm

Juna




Sytë e tu


Sytë e tu janë të fortë
Ata përpiqen të më sakatojnë
Ti ke futur në 'ta gjith forcën
sepse ti nuk e di
si të bëhesh hero
Ke ngatërruar idetë
Nuk është heroi
Por tirani
që përpiqesh të jesh
Prandaj dobësia
është kualiteti yt më tërheqës
Nuk kam asnjë parashikim për ty
Të rrezikshmit sytë e tu të zinj
ngulen drejt vajzës më të afërt
drejt më të afërtës pasqyrë
ndërsa ti shkon me shpresë
nga profesioni në profesion

5 Re: Leonard Cohen prej Sun May 16, 2010 3:35 pm

Juna




Paçka se bota...


Paçka se bota
Unë po vdes
se ti s’e dhe jetën për mua
paçka se bota
prapë të dashuron
Shkruaj ngaqë e di
se puthjet e tua
lindën të verbëra
te këngët që të përkasin ty
S’dua të jem
kuleta e jetës tënde
dua të jem robi i ngujuar
në mendimet e tua
si qyteti i New-Yorkut
kur ti ende s’je zgjuar.

6 Re: Leonard Cohen Today at 7:05 am

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  •  

Free forum | © PunBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com