Forumi Universi shqiptar

You are not connected. Please login or register

Abram Moisijevic DEBORIN

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Abram Moisijevic DEBORIN prej Fri Apr 02, 2010 1:36 am

Juna






DEBORIN, Abram Moisieviç (DEBORIN, Abram Moisijevic), filozof rus (1881-1963). Nga viti 1903 pjesë-marrës në lëvizjen punëtore, kurse nga viti 1928 anëtar i PKBS, dhe akademik (nga viti 1929). Një nga filozofet kryesorë sovjetikë i cili qysh nga viti 1905 bëri luftë kundër mahizmit. Nga viti 1926-1930 ishte kryeredaktor i revistës «Nën flamurin e marksizmit». Shkroi shumë punime nga historia e filozofisë dhe e filozofisë së mar-ksizmit. Në punimin Lenini si mendimtar e karakterizoi Leninin si mendimtar të rëndësishëm, mirëpo në filozofi e konsideronte vetëm nxënës të Plehanovit.

Sipas Deborinit, Plehanovi në përgjithësi dha arsyetimin më të plotë të marksizmit në frymën e Marksit dhe të Engelsit dhe vetëm ai arriti «ta shndërrojë marksizmin në botëkuptim», kështu që drejtimi i Plehanovit i filozofimit është i vetmi orientim konsekuent në gjithë literaturën marksiste botërore. Deborin konsideronte se lëndë e vërtetë e filozofisë është para së gjithash metodologjia e përgjithshme. «Dialektika materialiste si metodologji e përgjithshme duhet të përshkojë të gjitha shkencat empirike konkrete, sepse ajo është të thuash algjebra e shkencës, e cila fut lidhje të brendshme në përmbajtjen konkrete». Divergjencat e mëvonshme në mendi-me ndërmjet nxënësve të Plehanovit, Deborinit dhe L. Akselrodit, krijuan dy fronte në filozofinë sovjetike, kurse lufta ndërmjet «mekanistëve» (në krye me L. Akselrodin) dhe «dialektikanëve» (në krye me Deborinin) zgja-tën nga viti 1925-1930. Në rezolutën e KQ të janarit 1931, u kritikuan Deborini e «deborinasit» si «idealistë të menjshevizuar». Kjo kritikë vazhdoi edhe më vonë (Mitini e të tjerë), pavarësisht nga deklaratat «autokritike» të atyre që ishin nën zjarrin e kritikëve të pamëshirshëm (të inspiruar para së gjithash nga J. V. Stalini), kështu që Deborini u tërhoq nga jeta aktive filozofike në mënyrë që nga viti 1956-1960 të botoi një vepër nga historia e doktrinave socialo-politike dhe disa artikuj në revistën «Çështje të fi-lozofisë» siç janë: «Materializmi dhe dialektika në filozofinë e vjetër indiane», «Teoricien i revizionizmit bashkëkohës Fric Stenberg» e të tjerë.

Pavarësisht nga një seri njëanshmërish (para së gjithash të karakterit natyror-shkencor), si dhe të disa te zave dogmatike (për shembull kritika e tij kundër Llukaçit), Deborini është një nga emrat më të rëndësishëm të fi-lozofisë sovjetike, i cili dha shumë analiza origjinale dhe të thella filozofike.

Veprat kryesore: Uvod u filozofiju dijalekttëkog materijalizma (Botimi 6, 1931); Ludwig Feuerbach (1923); Shqyrtime nga historia e materializmit e shekullit 17 dhe 18 (bot. 3, 1930); Hegeli dhe materializmi dialektik (1929); Lenini dhe kriza e fizikës më të re (1930); Filozofija dhe marksizmi (përmbledhje artikujsh, bot. 3, 1930); Socialno-politideskie udenia novoga vremeni (1958). Filozofia dhe politika (1961).

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  •  

Free forum | © PunBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com