Forumi Universi shqiptar

You are not connected. Please login or register

Charles DARWIN

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Charles DARWIN prej Fri Apr 02, 2010 1:33 am

Juna






DARVIN, Çarls (DARWIN, Charles), natyralist anglez (1809-1882). Ndikoi shumë në gjithë botëkuptimin e ri natyror dhe shkencor me teorinë e njohur dhe epokale të tij mbi lindjen dhe ndryshimin e llojeve, me të cilën tregoi evolucionin organik dhe shpjegoi historinë e qenieve të gjalla nga format më të thjeshta të jetës. Nga faktet e ndryshimeve të jetës organike dhe të kushteve të vështira të ruajtjes së llojeve, Darvini paraqiti edhe parimin e seleksionit, të zgjedhjes së më të fuqishëmve në luftë për jetë dhe për ekzistencë (struggle for life). Ky parim, i bartur në mënyrë jokritike në të gjitha fenomenet, dhe sidomos në shoqëri, pati në shumë koncepte evolucioniste dhe filozofike, para së gjithash, në koncepcionet sociologjike (i ashtuquajturi darvinizëm social) shumë ithtarë, madje dhe disa «teoricienë» racistë.

Me problemin e të bukures Darvini u mor para së gjithash nga aspekti i biologjisë. Njëkohësisht ai theksoi sesi ndenja për të bukurën është jashtëzakonisht e fuqishme edhe te popujt primitivë, dhe kështu është e mbicaktuar edhe ndaj disa nevojave madje edhe themelore vitale. Kështu, tek këta edhe rrobat punohen më tepër për shkak të stolisjes sesa për arsye të mbrojtjes dhe nxehtësisë.

Veprat kryesore: On the Origin of Species by Means of Natural Selection (1839); The Variation of Animals and Plants under Domestication (1866); The Descent of Man and Selection in Relation to Sex (1871); The expression ofthe Emotion (1872).

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  •  

Free forum | © PunBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com