Forumi Universi shqiptar

You are not connected. Please login or register

D E M O K R I T I

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 D E M O K R I T I prej Fri Apr 02, 2010 12:58 am

Juna






DEMOKRITI, filozof grek (rreth 460-370 p.e.r.). Lindi në Abderë të Trakisë; udhëtoi në Egjipt dhe Babiloni dhe një kohë qëndroi edhe në Athinë. Nga shumë vepra të tij të cilat përfshinin të gjitha fushat e interesimit të atëhershëm shkencor («K.y, si duket, për çdo gjë ka medituar» -Aristoteli) janë ruajtur vetëm fragmentet. Shkroi mbi teorinë e njohjes, etikën, fizikën, matematikën, astronominë. Mirëpo mbi të gjitha veprat e tij më shumë dimë nga veprat e filozofeve të tjerë (para së gjithash të Aristotelit dhe të Diogjen Laertit) sesa nga veprat e tij (janë ruajtur 299 fragmente origjinale të Demokritit). Demokriti është përfaqësuesi më i rëndësishëm i atomizmit në filozofinë antike dhe materialist konsekuent.

Doktrina e tij në themel sintetizon filozofinë e eleasve (sidomos të Parmenidit) mbi një qenie të pandarë dhe atë të Herkalitit mbi ndryshimin e pandërprerë të çdo gjëje ekzistuese. Sipas tij, tërë njëmendësia është e thurur vetëm nga atomet dhe nga hapësira e shprazët. Atomet janë thërrmija kuantitativisht më të imta të cilat mund t'i fitojmë duke ndarë materien. Atome ka pafundësisht shumë, janë hapësinore, të pandryshueshme, të pandara dhe elemente të padukshme të çdo gjëje ekzistuese.

Midis tyre dallohen vetëm nga madhësia, forma dhe pozita, ndërsa lëvizja e tyre është e përhershme sikurse edhe vetë ato. Çdo gjë që lind, krijohet me bashkimin e atomeve kurse çdo gjë që zhduket është rezultat i ndarjes së tyre. Veprimi i atomeve njëri në tjetrin zhvillohet nëpërmjet kontaktit dhe goditjes për shkak se atomet më të rënda, që godisin të lehtit, bien më shpejt. Nga lëvizja e atomeve në rreth krijohet vorbulla që është fillim i krijimit të botëve. Botët, sipas D. krijohen dhe zhduken, «shkatërrohen njëra nga tjetra duke goditur njëra tjetrën», domethënë atëherë kur bota më e madhe mund të voglën. Por bota ka pafundësisht shumë - sikurse që ka pafundësisht kombinime të llojllojshme të atomeve-ndërsa prej këtyre botëve vetëm një është kjo botë në të cilën jetojmë.

Sipas Demokritit, tërë të ndodhurit është i determinuar dhe zhvillohet sipas ligjeve të domosdoshme mekanike rigoroze. Meqë gjithë realiteti është i përbërë nga atomet, ashtu edhe çdo gjë është e strukturuar nga një lloj i caktuar i këtyre thërrmijave më të imta; tokën e përbëjnë atomet e rënda, zjarrin atomet e vogla, të rrumbulla-këta dhe të lehta, kurse shpirtin e përbëjnë atomet më të holla dhe më të lëvizshme, të rrumbullakta dhe të lëmu-ara, të cilat janë renditur nëpër gjithë trupin, kështu që pas vdekjes shkaktërrohen.

Në kuadrin e problematikës teorike të njohjes D. mbroi tezën se kualitetet ndijore (për shembull ngjyrat, ngrohtësia, kënaqësia) janë vetëm subjektive dhe relative, kështu që ekzistojnë vetëm për ne dhe jo në vetvete; këto kualitete, pra, nuk janë cilësi të vetë sendeve që ekzistojnë pavarësisht nga ne. Të përceptuarit ndijor, ndërkaq, zhvillohet në mënyrë që «idolet» përkatësisht «figurat e vogla» të vetë sendeve hyjnë nëpërmjet organeve ndijore në shpirt. Këtu për të parën herë është dhënë në mënyrë naive teoria realiste e njohjes, elemen-tet e shutnta të së cilës në esencë ngelin edhe në disa teza të teorisë materialiste të pasqyrimit. Sistemi atomik i Demokritit nuk lë vend për veprimin e perëndive, meqë çdo gjë është rigorozisht kauzale dhe e determinuar me kombinimin e atomeve të ndryshme. Andaj edhe në etikë Demokriti (nga veprat e tij etike janë ruajtur më shumë fragmente) pohoi se njeriu në vete nuk ka shpirt që do të ishte me origjinë transcendente dhe hyjnore. Ndërkaqë, kuptimi i veprimit të njeriut nuk është në arritjen e kënaqësisë trupore të kalueshme, por të arrijë një pasuri sa më të vazhdueshme dhe më të vlefshme të shpirtit, kthjellësinë dhe qetësinë e tij. «Përsosuria e shpirtit korrigjon dobësinë e trupit, mirëpo qëndresa e trupit pa urtësi nuk e bën shpirtin aspak më të mirë». Duke qën-druar kështu në thelb në pikëpamjen intelektualiste sikurse edhe Sokrati, D. në realitet i shndërroi disa teza të veta gnoseologjiko-teorike edhe në kategori etike. Sipas teorisë evolucioniste të Demokritit, nga balta janë krijuar qenie të atilla të cilat kanë jetuar në tokë dhe në ujë, dhe vetëm pas kësaj ato që kanë jetuar vetëm në tokë. Sipas tij, qeniet vazhdimisht ndryshojnë në llojet e tyre: të paaftat për një luftë ekzistenciale duhet të zhduken për t'ua lëshuar vendin llojeve të afta. Vetëtn pas një evolucioni të gjatë, pasi natyra ka kaluar nëpër shumë forma të organizimit të jetës së kafshëve, u shfaq në fund edhe njeriu.

Një nga sistematizuesit më të mëdhenj të kohës në të cilën jetoi (andaj Vindelbandi e vë pranë Platonit dhe Aristotelit), bashkëkohaniku i Anaksagorës por edhe i Sokratit, Demokriti në realitet, duke pasur parasysh pro-blemet të cilat i shqyrtoi, megjithatë i takoi periudhës së parë kozmologjike të mendimit filozofik grek. Andaj problemet dhe filozofia e tij nuk kanë më ndonjë ndikim të qenësishëm në Athinë, e cila preokupimet e veta kryesore filozofike i kishte bartë ekskluzivisht në planin antropologjik. Megjithkëtë, me zgjidhjet e veta të guximshme, Demokriti është padyshim një nga mendimtarët materialistë më të mëdhenj dhe më të gjithanshëm që ka pasur ndonjëherë Greqia.

Veprat kryesore: Fragmentet: Di-els; Die Fragmente der Vorsokratiker. Në gjuhën serbokroate fragmentet e Demokritit janë përkthyer në librin: Atomisti Leukip i Demokrit (1950).

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  •  

Free forum | Computers and Internet | Forum management | © PunBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com