Forumi Universi shqiptar

You are not connected. Please login or register

Filozofi Denis Didero

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Filozofi Denis Didero prej Thu Apr 01, 2010 1:56 pm

Juna






DIDRO, Deni, (DIDEROT, Denis), filozof dhe iluminist francez (1713-1784). Duke refuzuar, pas shkollimit te jezuitët, ofertën për t'u bërë prift, jetoi si boem letrar, duke siguruar ekzistencën me instruksione dhe përkthime. Së shpejti njihet me Rusoin, D'Alamberin, Holbahun dhe me iluministët e tjerë dhe botoi disa vepra të shtypura në mënyrë anonime kundër fantazimit fetar dhe në përgjithësi anciem rëgimes. I kërcnuar vazhdimisht nga persekutimet dhe burgjet dhe nën mbikëqyrjen rigoroze të policisë, D. megjithkëtë, filloi të bënte përgatitje për botimin e veprës më të madhe të mendimit materialist të iluminizmit francez, të Enciklopedisë së madhe.

Enciklopedia e parë dhe më e njohur franceze është e lidhur në mënyrë të pandashme me emrin e Denis Didroit. Ai shkroi për këtë më shumë artikuj nga fusha e filozofisë, artit dhe e zejeve dhe deri në fund mbeti redaktor i saj dhe kur të gjithë të tjerët u frikësuan nga terrori dhe raprezaljet, ai nuk u dërmua, por vetëm, pas një lufte të vështirë, botoi vëllimin e fundit, pas të cilit u shtypën yetëm shtesat dhe regjistrat. Pavarësisht nga një varg inkonsekuencash dhe bile nga mënyra ezopike e të shprehurit (për të cilën enciklopedistët ishin të detyruar për të evituar ndalimet e shpeshta të botimeve), Enciklopedia, së cilës vulën themelore ia dha Didroja, është kryevepër e vërtetë e frymës progresive ateiste dhe materialiste franceze, e cila dha impulse jashtëzakonisht të rëndësishme dhe frytëdhënëse për zhvillimin e mëtejmë të kulturës evropiane si dhe bazën ideore të atyre aksioneve revolucionare që pikërisht qëndronin para Francës dhe botës. Në Enciklopedi njëmend është paraqitur «pasqyra e përgjithshme e përpjekjeve të mendjes njerëzore të të gjithë popujve dhe ne të gjitha kohët», dhe janë vërtetuar edhe elementet themelore ideore të shkatërrimit të shoqërisë së vjetër dhe provuar nevoja imperative e depërtimit më të guximshëm në drejtim të njohjeve të reja mbi shoqërinë e ardhmërisë.

Në një numër të madh të veprave filozofike, të eseve dhe të observimeve të rëndësishme letrare, Didero paraqiti një varg tezash lucide, duke mos krijuar, ndërkaq, kurrë një sistem filozofik të rumbullakësuar dhe të nxjerrë në më-nyrë konsekuente. Duke kaluar rrugën nga deisti te ateisti, D. u bë një nga kritikët më konsekuentë të moralit religjioz, materialist i bindur dhe iluminist. sipas tij, materia është aktive, e përbërë nga thërrmija shumë të imta, me bashkimin mekanik dhe ndarjen e të cilave çdo gjë ndodh në natyrë. Arsyeja dhe njohja bazohen në ndjejshmërinë e përgjithshme të botës materiale. D. e shpjegoi jetën si organizëm në të cilin atomet bashkohen dhe gërshetohen reciprokisht në atë mënyrë sa nuk krijojnë vetëm një strukturë të jashtme, por përbëjnë një tërësi integrale. Në pikëpamjet e tij mbi zhvillimin e shoqërisë dhe të historisë, D. është iluminist tipik: ai besonte se progresi i njerëzimit varet nga idetë që ndikojnë në zhvillimin e legjislacionit e që përcakton formën "e sundimit të disa vendeve dhe të epokave historike.

Mirësia, akruizmi, aftësia e flijimit, sipas D. nuk mund të imponohen me dresurë, me edukatë. Edukata dhe shteti bile rrënojnë shumë tnë tepër atë që ekziston nga natyra sesa që do të krijonin atë që natyra na refuzon. Po i shtymë ngulmas fëmijët në një drejtim, gati çdo herë do të arrijmë të kundërten, kurse virtytet njerëzore nuk janë fare disa shkathtësi teknike, kështu që këtu nuk ndihmon kurrfarë edukate.

Në një seri esesh estetike brilante Didero merret me problemet e përgjithshme të të bukures (Hulumtimet filozofike mbi origjinën dhe natyrën e të bukures), me çështjet e krijimtarisë dramatike (Paradoksi mbi artistin, Mbi poezinë dramatike), dhe para së gjithash me studimet e rëndësishme të pikturës (Eseu mbi pikturën). Sipas Didrosë, artistikisht e bukur është ajo që përshkruan vetë njëmendësinë na-tyrore, madje në atë mënyrë duke tre-guar ligjin jetësor të brendshëm të fe-nomenit ose të objektit. Vlerësimi estetik i figurës duhet të shqyrtojë mbi pesë elemente të qenësishme: mbi vizatimin, tnbi ngjyrat, mbi hijen dhe mbi dritën, mbi shprehjen dhe mbi kompozimin. D. është energjikisht kundër të pozuarit artificial shkollor dhe akademik dhe kërkon që piktorët të punojnë sipas modeleve.

Në vend të pikturimit artificial të pozave jonatyrore brenda mureve të akademisë, ai i fton piktorët t'i drejtohen jetës: në pijetore, varoshe, në rrugë dhe në sheshe, të shikojnë grindjet dhe rrah-jet e njerëzve të gjallë dhe në këtë ambient të natyrshëm të gjejnë motive për veprat e tyre artistike. Shpirt i lirë, kundërshtar i të gjitha autoriteteve dhe i traditës, ateist i zja-rrtë, luftëtar i pakompromis kundër të gjitha formave të tiranisë, D. në shu-më vepra të tij jeton edhe sot, ndërsa klerikët më se njëqind e pesëdhjetë vjet pas vdekjes nuk mund ta falin e të pajtohen me fjalët e ashpra dhe therë-se që u drejtoi, kështu që edhe në kohën tonë përpiqen të ndalojnë realizimin e veprave letrare të tij dhe përhapjen e ideve filozofike të tij.

Veprat kryesore filozofike: Pensë-es philosophiques (1746); Lettre sur les aveugles (1749); Lettre sur les so-urds et muets (1751); Pensëes sur l'interpretation de la nature (1754); Lerë-ve de d'Alembert (shtypur në vitin 1813); D. botoi edhe shumë artikuj në Encyclopëdie ou dictionnaire raison-në des sciencess, des arts et des mëti-ers( 1751-1772). Në gjuhën serbokro-ate është përkthyer një zgjedhje nga punimet estetike të tij me titull: «O umetnosti» (1954).

2 Re: Filozofi Denis Didero prej Thu Apr 01, 2010 2:01 pm

Juna




Aforizma të Denis Diderosë (Denis Diderot, 1713-1784)


Nëse një njeri vishet bukur dhe jeton paqësisht; dhe nëse është i mirë, i vetëpërmbajtur, ka besim dhe është i dlirë; dhe nëse nuk i bën keq asnjë gjallese në botë, - ai është njeri i shenjtë.

Shoqëria e keqe është sa mësimdhënëse aq edhe shthurëse. Dikush fiton pafajësinë e dikujt me humbjen e paragjykimeve të dikujt tjetër.

Çdo njeri ka dinjitetin e tij. Unë dua të harroj timin, por në fshehtësinë time e jo kur dikush tjetër ma kërkon.

E keqja shfaqet në këtë botë nëpërmjet ndonjë gjeniu a dikujt tjetër.



Nga fanatizmi deri te barbarzimi është vetëm një hap.

Rregulli është cilësi e njerëzve të rëndomtë. Gjenia gjithmonë presupozon njëfarë çrregullimi.

Gjenia është e pranishme në çdo kohë, por njerëzit që mbartin atë mbeten të pa vënë re nëse nuk ndodhin ngjarje të jashtëzakonshme të cilat e marrin nga masa dhe e nxjerrin në pah.

Muzika e mirë është shumë pranë gjuhës së lashtë.

Mirënjohja është një barrë, dhe çdo barrë është bërë për t’u çliruar prej saj.

Për ta vënë në pikëpyetje një hamendje, nganjëherë mjafton ta çosh atë deri në tejskajin më të largët ku mund të shkojë.

Nuk duhet ta akuzojmë natyrën njerëzore, por konvencionet e neveritshme që e shthurin atë.

Është thënë se dëshira është një produkt i vullnetit, por e kundërta është e vërtetë: vullneti është produkt i dëshirës.

Drejtësia është virtuti i parë i atyre që komandojnë, ajo i ndal ankimet e atyre që binden.

Morali ekziston në të gjitha vendet ku ka ligje dhe qeveri; nuk ka afrikan, aziatik apo evropian: ka të mirë dhe të keq.



Idetë e mia janë zuskat e mia.

Asnjë njeri nuk e ka marrë nga natyra të drejtën t’i komandojë qeniet e tjera njerëzore.

Dikush reciton pafundësisht kundër pasioneve; dikush ua vë të gjitha fajet pasioneve. Dikush harron se ato janë gjithashtu burim i të gjitha kënaqësive të tij.

Vetëm një teolog shumë i keq do të ngatërronte qartësinë që e pason shpalljen me të vërtetat që janë shpallur. Ato janë gjëra krejtësisht të ndryshme.

Vetëm pasionet, vetëm pasionet e mëdha mund ta çojnë shpirtin drejt gjerave të mëdha.
Vëzhgimi ynë ndaj natyrës duhet të jetë i kujdesshëm, reflektimi ynë duhet të jetë i thellë, dhe eksperimentet tona ekzakte. Ne rrallë i shikojmë këto të tria të ndërthurura, gjenitë krijuese nuk janë të rëndomta.

Njerëzit e vlerësojnë virtutin, por ata e urrejnë atë, ata e braktisin atë. Ai të ngrin për vdekje, dhe në këtë jetë duhet ta mbash këmbën të ngrohtë.

Poezia duhet të ketë në vetvete diçka që është barbare, e gjerë dhe e egër.

Pushteti i marrë me dhunë është vetëm uzurpim, dhe zgjat vetëm sa kohë që forca e tij që komandon është më e madhe se atyre që binden.



Skepticizmi është hapi i parë në rrugën e filozofisë.

Mjeku më i mirë është ai tek i cili shkon dhe nuk e gjen dot.

Njerëzit më të mirësjellshëm bëjnë adhuruesit më absurdë.


Vendimet e gjykatave të ulëta nuk duhet të shkruhen asnjëherë: në rrjedhën e kohës ato formojnë një kundërautoritet ndaj ligjit.



Hapi i parë drejt filozofisë është mosbesimi.

Fëmija rend përpara me sy mbyllur, i rrituri është kalimtar, plaku rend me shpinë.

Skena e teatrit është vendi ku lotët e virtuozëve dhe të dobtëve janë të përzier bashkë.

Ka gjëra të cilat nuk i imponoj. Më duhet t’iu përshtatem. Ka kohë kur ndryshimi më i madh i duhur është një ndryshim i këndvështrimit tim.

Ka mënyra kryesore të marrjes së dijeve…vëzhgimi i natyrës, reflektimit dhe eksperimentimi. Vëzhgimi mbledh fakte; reflektimi i ndërthur ato; eksperimemntimi i verifikon rezultate e asaj ndërthurjeje.

Nuk ka baba të mirë që dëshiron të ngjasë me Atin Qiellor.

Nuk ka lloj ngacmimi që një burrë nuk mund t’ia bëjë një gruaje me pandëshkueshmëri në shoqëritë e civilizuara.

Nuk ka kuütim të moral që nuk ka diçka të papështatëshme në vetvete.

Ekziston vetëm një pasion, pasioni për lumturinë.

Të tentosh shkatërrimin e pasioneve tona është një marrëzi e madhe. Sa qëllim fisnik është ai i një zelltari që e torturon veten si një i çmendur në mënyrë që të mos dëshirojë asgjë, të mos dashurojë asgjë, të mos ndjejë asgjë, dhe i cili, nëse ia arrin, do të përfundojë në një monstër të tërë!

Ki kujdes nga ai që flet për vënien e gjërave në rregull! T’i vësh gjërat në rregull gjithmonë do të thotë t’i vësh njerëzit e tjerë nën kontrollin tënd.

Ne jemi të gjithë instrumente të pajisur me ndjenja dhe kujtesë. Shqisat tona përbëhen nga kaq shumë fije të cilat janë goditur nga objekte rrethanore dhe që gjithashtu papushim godasin veten.
Ne jemi shumë më të prirur t’i gjejmë veset se virtutete e shoqërive tona.



Ne e kapërdijmë menjëherë çdo gënjeshtër që na pëlqen, por e hurbim pak e nga pak të vërtetën e hidhur.

Kur shkenca, arti, letërsia dhe filozofia janë thjesht manifestimi i personailtetit, ato janë në nivelin ku arritjet e madhërishme dhe të hatashme janë të mundshme, çka mund ta bëjë emrin e njeriut të jetojë për mijëra vjet.

Ti duhet t’i bësh gjërat që të ndodhin.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  •  

Free forum | © PunBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com