Forumi Universi shqiptar

You are not connected. Please login or register

Skepticizmi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Skepticizmi prej Mon Mar 29, 2010 12:57 pm

Admin




Skepticizmi është sjellje filozofike që vë në dyshim mundësinë e pasjes së çfarëdo lloj diturie. Ajo u artikulua fillimisht nga Pyrrho, i cili besonte se mund të dyshohej për çdo gjë përveç paraqitjeve. Sextus Empiricus (Shekulli i dytë), avokati më i rëndësishëm i skepticizmit, e përshkruan atë kështu

"aftësia për të vendosur në antitezë, në çfarëdo mënyre, paraqitje dhe gjykime, dhe rrjedhimisht ... për të ardhur fillimisht në pezullimin e gjykimeve dhe pastaj në qetësi mentale."[17] Skepticizmi i kuptuar në mënyrë të tillë nuk është thjesht përdorimi i dyshimit, por përdorimi i dyshimit për një përfundim të veçantë: qetësi të shpirtit, ose ataraxia. Skepticizmi vetparaqitet si sfidë për dogmatizmin, ithtarët e të cilit mendojnë se e kanë gjetur të vërtetën.[18]

David Hume

Sextus vërejti se besueshmëria e perceptimit mund të vihet gjithmonë në pyetje, sepse është idiosinkratike (e veçantë) për perceptuesin. Paraqitja e gjërave individuale ndryshon nëse janë në grup: për shembull, prerjet e bririt të dhisë janë të bardha në vetmi, megjithatë vetë briri është i zi. Një laps, kur shikohet për së gjati duket si shkop; por nëse e shikon nga maja, duket si një rreth i thjeshtë.

Skepticizmi u ringjall në periudhën e hershme moderne nga Michel de Montaigne dhe Blaise Pascal. Eksponenti i saj më ekstrem, sidoqoftë, ishte David Hume. Hume thoshte se ekzistojnë vetëm dy lloje arsyetimi: ajo që ai e quante e mundshme dhe demonstrative. Asnjëra nga këto dy forma arsyetimi mund të na çojnë në një besim të arsyeshëm të ekzistencës së botës së jashtme. Arsyetimi demonstrativ nuk mund ta bëjë këtë, sepse demonstrimi (që është, arsyetimi deduktiv nga premisa me baza të forta) nuk mund të themelojë uniformitetin e natyrës (siç kapet nga ligjet dhe principet shkencore, për shembull). Arsyeja e tillë nuk mund të themelojë idenë se e ardhmja do t'i ngjajë të kaluarës. Ne kemi besime të caktuara rreth botës (se dielli do të lind nesër, për shembull), por këto besime janë prodhim i zakonit, dhe nuk varen nga ndonjë lloj përfundimi logjik nga çka është e dhënë si e sigurtë. Por as arsyetimi i mundshëm (arsyetimi induktiv), që përpiqet të na çojë nga e vrojtuara tek e pavrojtuara, nuk mund ta bëjë këtë: ajo gjithashtu varet nga uniformiteti i natyrës, dhe ky uniformitet i supozuar nuk mund të vërtetohet. Më e larta që mund të arrijë secili nga arsyetimet është e vërteta kushtore: nëse supozime të caktuara janë të vërteta, atëherë përfundime të caktuara janë të vërteta. Pra asgjë rreth botës nuk mund të themelohet me siguri të plotë. Hume përfundoi se nuk ka zgjidhje për argumentet skeptike – përveç, kuptohet, injorimi i tyre.[19]

Edhe nëse këto çështje do të zgjideshin për çdo rast, ne prap do të ishim të detyruar të justifikonim standardin e justifikimit, duke arritur në një regres të pafundmë (nga rrjedh fjala skepticizëm regresiv).[20][21]

Shumë filozofë kanë vënë në pyetje vlerën e argumenteve të tilla skeptike. Pyetja se nëse mundemi apo jo të arrijmë dituri për botën e jashtme bazohet në nivelin e standardit që vendosim për justifikimin e diturisë së tillë. Nëse ky nivel është siguria absolute, atëherë nuk arrijmë përtej ekzistencës së ndjesive mendore. Madje nuk mundemi as të deduktojmë ekzistencën e një "Uni" koherent apo të vazhdueshëm që i përjeton këto ndjesi, e lëre ekzistencën e botës së jashtme. Nga ana tjetër, nëse niveli i standardit është shumë i ulët, atëherë i bindemi falseve dhe iluzioneve në trupin tonë të diturisë. Ky argument kundër skepticizmit absolut thekson se një filozof praktik duhet të shkojë më larg solipsizmit, dhe të pranojë një standard diturie që është i lartë por jo absolut.

http://univers.albanianforum.net

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  •  

Free forum | © PunBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com