Forumi Universi shqiptar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Universi shqiptar

You are not connected. Please login or register

Poezi nga Letersia Franceze

2 posters

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Poezi nga Letersia Franceze Empty Poezi nga Letersia Franceze Sun Mar 21, 2010 6:58 am

Juna

Juna

Poezi nga Letersia Franceze Siteow10

Fransua de Malerb (1555 - 1628)

Poet qe ushtroi ndikim te fuqishem ne kohen e vet. Rendesia e tij eshte e madhe, vecanerisht persa i perket evoluimit te gjuhes poetike.


Plan per te lene nje te dashur, qe s'e kenaqte vecse me premtime


O bukuri mizore, me shpirt te pavendosur,
ku si ne det batica edhe zbatica ke,
Vendos qe te ma heqesh kete dhembje te pasosur,
Ne mos po vendos vete mos ta duroj ende.

Magji jane syte e tua qe mua me roberuan
dhe mbi lirine time te plotfuqishem jane
Porse per te me mbajtur, ne te me mbajne duan
u duhet dashuria, vec bukurise qe kane.

Kur them se arrita piken qe puna do bitiset
gjithmone pa bitisur ndonje sebep e le,
Eshte coha e pafundme e gruas se Uliksit,
ku puna e bere diten, ndaj te gdhire u cbe.

Kuptoje pra,moj zonje se humb lavdine tende
Kur ha keshtu premtimet edhe s'e ke per pese.
Paske kujtese te dobet nese s'te bje nder mendje,
Nese te bje nder mendje atehere s'paske bese.

Kur ty te dashuroja pata menduar prore
se s'ka vec vdekjes force prej teje qe me ndan.
Tani, ne ndodhte ndryshe, ti vete je fajtore
qe ben premtime shume edhe asnje nuk mban...!!

2Poezi nga Letersia Franceze Empty Re: Poezi nga Letersia Franceze Sat Mar 27, 2010 6:38 am

Admin

Admin

Poezi nga Letersia Franceze Siteow10

Kam kohë

Kam pak frymë dhe pak forcë dhe më pak vrull
Por nuk ngutem më kam kohë
të pres
Qëkur është vonë kam kohë përpara meje
Jam si ai që e ka mbaruar ditën e vet
dhe reflekton i ulur duart rrafsh mbi gjunjë
për gjëra që ai do të bëjë dhe do t'i bëjë në kohën e tyre

nëse burimi i kohës i ka lënë ende ca ditë


Claude Roy

https://univers.albanianforum.net

3Poezi nga Letersia Franceze Empty Re: Poezi nga Letersia Franceze Sun Mar 28, 2010 9:58 am

Juna

Juna

Poezi nga Letersia Franceze Siteow10

Vargje të improvizuara në një album



Libri më i rëndësishëm është libri i jetës vetë,

Që s'mbyllet dot e s'çelet kur qejfi të ta ketë.

Pasazhi ineresant aty dy herë s'lexohet,

Se fleta e pashmangshme vetiu rrotullohet.

Të ktheheshim do deshëm tek faqja që na kënda

Dhe ja ku na zë gishti faqen me vdekjen brenda...


- Alfons de Lamartine -

Sponsored content



Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions