Forumi Universi shqiptar

You are not connected. Please login or register

Petro Marko

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Petro Marko prej Sat Mar 20, 2010 1:38 pm

Juna






U shkollua dhe lindi në Vlorë. Pak kohë studioi në Athinë. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë (të cilën e kreu në vitin 1932) filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra.

Petro Marko ka një biografi nga më të pasurat dhe më të bujshmet në letërsinë shqiptare. Deri në vitin 1936 ai punoi në Tiranë si gazetar dhe po atë vit, në moshën 23 vjeçare u nis vullnetar në Luftën e Spanjës, si luftëtar në brigadat internacionale( ne cilin batalion???. Pas Luftës së Spanjës, gjatë kthimit për në Shqipëri, ai do të ndeshet dhe do të marrë pjesë në shumë beteja antifashiste nëpër Evropë. Pas kthimit në Shqipëri në vitin 1940 do të burgoset nga italianët, që aso kohe e kishin pushtuar Shqipërinë dhe do të përfundojë në kampin e ishullit Ustika afër Palermos. Në përfundim të Luftës Antifashiste në vitin '44, Petro Marko do të marrë pjesë në rradhët e partizanëve italianë, duke i rënë kryq e tërthor Italisë, si luftëtar dhe si komandant me përvojë luftarake. Kur kthehet në Shqipërinë e çliruar, ftohet që të qëndrojë në krye të gazetës "Bashkimi" në Tiranë, por shpejt do të përjetojë disa nga vitet më të rënda nëpër burgjet e shtetit shqiptar komunist, për të cilin Petro Markoja kishte luftuar nëpër Evropë dhe Shqipëri më se 10 vjet rrjesht. Kjo për të vetmin shkak se nuk mund të pajtohej që në ditët e para të pushtetit me fillimin e diktaturës, e sidomos kur provoi t'i rezistojë diktatit që i vinte Shqipërisë aso kohe nga jashtë kryesisht nga Beogradi.

Në kulturën dhe letërsinë kombëtare Petro Marko është personalitet i përmasave të mëdha me shpirt e mendje të paluhatur para çdo stuhie. Ata që e kanë njohur nga afër Petro Markon e kanë ndjerë se brenda tij rrezatonte një besim madhor ndaj njeriut dhe mirësisë. Vetëm një lartësi shpirti e tillë mund ta përballonte ndeshjen sy më sy me vdekjen, që ai e përjetoi aq shumë herë gjatë jetës së tij. Dhe sa herë ngrihej në këmbë ai do ta niste nga e para luftën ndaj së keqes po me atë forcë besimi, po me atë rrezatim mirësie. Të tillë e ndjen lexuesi Petron në romanet "Hasta la vista" dhe "Qyteti i fundit", ku rruga e tij jetësore e asimiluar artistikisht, është aq e pranishme. Në vitet '70 ai do të shkruajë romanin "Një emër në katër rrugë", ndërsa periudhën e vështirë të jetës së tij në ishullin e Ustikës do ta përjetësojë në romanin e tij të rëndësishëm "Nata e Ustikës". Paraqitja e shkrimtarit Petro Marko me dy romanet e tij të parë "Hasta la vista" dhe "Qyteti i fundit" në vitet '60 është një kthesë e vërtetë në historikun e shkurtër të romanit shqiptar. Dhe nuk është fjala për rrumbullakësimin e një përvoje krijuese, por përkundërazi për ndërprerje dhe dalje nga një përvojë e shartuar jonatyrshëm në rrjedhat e letrare shqiptare, ishte një synim që rrëfimi romanor, pjesërisht në vitet '40, '50, do të çlirohej dhe të hapej si vizion, univers krijues dhe si spektër tematik.

Krahas kësaj prirjeje të brendëshme që kanë të dy romanet e përmendur përballë veprave të të njëjtit zhanër të deriatëhershëm, këto vepra qëndronin superiore dhe si artikulim artistik. Dhe pikërisht për natyrën e risive, për natyrën që pretendon ndryshime të vërteta të vlerave letrare. të gjitha veprat e Petro Markos u pëlqyen dhe u kërkuan nga lexuesi.

Faqet më të fuqishme të prozës së Petro Markos reflektojnë triunfin e dashurisë dhe të humanizmit njerëzor. Pas tërë atij ferri nëpër të cilin kalon njeriu në rrëfimin e Petro Markos, ai arrin të mbetet i pamposhtur nga mizoritë e botës. Këtë bërthamë të brendëshme e rrezatojnë personazhet nga romanet e tij, këtë shkëlqim biblik reflekton Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar në tërë veprat e tij.

Nuk ka shembull në letërsinë shqiptare, ku të jetë gërshetuar dhe njehsuar aq shumë mes vetes njeriu dhe krijuesi - Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar. Me romanet e tij Petro Marko hyri në personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare që sollën risi të vërteta në traditën letrare shqiptare. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur për dashurinë dhe humanizmin njerëzor, ndonëse sa rrojti ishte ndër personalitetet më të persekutuara dhe më të munduara. Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2003 dekoroi Petro Markon me Urdhrin "Nderi i Kombit".

APOLOGJIA IME
(JETES)


...Marrezi, turp turp dhe
mekate
per jeten e terbuar
se kur me ndal, o gjenerate,
qe vuan rruges ndonje nate,
me merr per te denuar
dhe, me nje ze qe vret,
ngahera me pyet:
-Ku linde, o i ri?
-O jete, linda ne shkreti!
-Ku rron dhe ku vete,
ne c'dhera e ne c'dete?!
-Cudi! C'kerkon prej meje ti
dhe si, o jete, pyet,
kurse ne varferi
me hodhe kur me gjete
te lindur nga skelete
pa drite, pa liri?
-Njeri!
Nga vete, as me thua?
-S'e di! Jo, Nuk e di!
Po lerme, o jete, c'ke me
mua?
-Dua ta di, po dua!
-Atehere, jete e krisur,
per mua mos pyet
se qysh ne n'agim kam nisur
te shkel si skllav i shkrete
mbi gjurma shprese drite...
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
-O mekatar,
as faliu ligjes sime,
bindu i cmendur enderrtar,
s'jeton me shqetesime!...
-Mu thell' ne brendesire
ku ndjenja rron e lire,
ku dhembja dhemb e prekur
nga ligja jote e fuqiplote,
ne gjirin tim si hekur,
si hekur e celik,
qello,qello, o me kamxhik;
pa frik' e pa meshire
e pa pendim,
se mu ne thellesire
te shpirtit, ne nje kend,
lindi nje shqetesim
qe celi varrin tend...

2 Re: Petro Marko prej Sat Mar 20, 2010 1:39 pm

Juna




Vetvetes


Gelltite dhimbjen me pahir
ne thellesine tende!
Vertite brenda pa meshire
dhe qesh si nje capkene!

Shterroi jeta, s'ka me lot
as endrra, as perralla,
eja ne vete, dehu sot
me zemrat e gjalla!

3 Re: Petro Marko prej Sat Mar 20, 2010 1:39 pm

Juna




Himara


Lagur syt' i zu qepalla
s'kane te hapen ne jete,
se ne ato vise te rralla
fluturon shpirti shigjete!

Atje, ah! Gjelberon fryma,
n'ato male, ar te lara
ku mbi re shkrep vetetima,
shkruan me zjarr: - Flake eshte Himara!

4 Re: Petro Marko prej Sat Mar 20, 2010 1:39 pm

Juna




Ha...

Ha vajtim, o i helmuar,
Ha gezim, o i gezuar,
Ha perralla, o vjershetar,
Ha litar, o Atdhetar,
Ha genjeshtra, o enderrtar....
Hani bar per te jetuar.
Hani arkat...hic mos mbeten
Mbreter - sa te hani veten

5 Re: Petro Marko prej Sat Mar 20, 2010 1:40 pm

Juna




Kenga laberishte


Kur ja marr o me te qare
asaj kenge trimerishte,
them: - Eh, mbeta si i vrare,
se dyjarja laberishte
me kujton .... O Perendi,
nuk e them, po do ja nis
sy rrembushur ne arrati
si bilbil i Laberise!

6 Re: Petro Marko prej Sat Mar 20, 2010 1:40 pm

Juna




Deri kur...


Deri kur i arratisur,
i pastrehe ne mergim,
deri kur o shpresengrysur,
do te endesh pa drejtim?

Kthehu, lumemadh ne Atdhe,
mba ne gji ate flamur
qe valon i fsheht atje!...
Behu burre! Po deri kur?!

7 Re: Petro Marko prej Sat Mar 20, 2010 1:41 pm

Juna




Permendorja e Vlores (luftetarit te panjohur)


Trim , arbresh, ja ti si hekur
celik me rri pa tundur!
Fsheh ne sy turmen e vdekur
qe nga vdekja s'eshte mundur!

Rri rinia e te sheh,
Por mjerisht ajo s'te njeh!
Edhe pyet, o zemerftohur:
- C'eshte ky trim i panjohur?

8 Re: Petro Marko prej Sat Mar 20, 2010 1:41 pm

Juna




Te varri i drejtesise


Te pat rritur me pekule
drita e jetes... Po tani,
pse e vdekur ju perkule
dhunes - arit, pa stuhi?

Ja... te qan o turm' e gjalle
qe te humbi. Dhe me hak
te kerkon. Si thua, valle,
per t'u ngjallur, do shume gjak?

9 Re: Petro Marko prej Sat Mar 20, 2010 1:41 pm

Juna




N'arrati


Koken mu ne traste e futi,
mori dhene... Pse o Zot,
tere kohen jeteshkurti
qetesine nuk e gjen dot?

Ligja me kamxhik s'e zbuti
skllavin qe endet sot e mot,
llogore nuk gjen gjekundi
dhe mundimi s'e mund dot.

10 Re: Petro Marko prej Sat Mar 20, 2010 1:42 pm

Juna




...................
Tungjatjeta Shqiperi, Nene e fisit mireprites
per ata qe te nderojne.
Tungjatjeta Shqiperi, Nene e fisit kryengrites
per ata qe te lakmojne!

Ti je Besa, bujaria, Nene e fisit legjendar
per ata qe te nderojne.
Ti hakmarrja, Burreria, Nene e fisit zemerzjarr
per ata qe te shkelmojne!

Ti o Nene, tere jeten sa kujtohet historia,
theve prangat qe te hodhi shkelesi dhe barbaria!
Fryma jote, jeta jote, zemra jote eshte Liria!
Dhe kur bota ballkanike ra ne zi, ne roberi,
viset e tua kreshnike nuk i shkeli dot njeri.
Bijte e tu sorkadhe mali, rritur ererash per trima,
suleshin mbi invazoret, si ne malet vetetima.

Ti me shekuj dhe kushtrimin per clirimin e Ballkanit.
Ti me gjakun e arbereshit skuqe jeten e tiranit,
shkele ligjet e sulltanit, ngrite zerin per Liri,
dhe me gaz djemte te kendonin "Tungjatjeta Shqiperi!"

.........................

11 Re: Petro Marko prej Sat Mar 20, 2010 1:43 pm

Juna




Kenga e vales
(Vlores)



Lemo', o vale e perkedhel
ate breg qe s'eshte i gjalle,
e, kur te flesh aty ne Skele,
te shtrihesh ne ate zall,
kendo nje kenge e nanuris
shume qete e me ngadale,
se ne ate toke fle nje fis
qe u ngrit ne shekuj vale
per nderin e Lirise...

Lemo' o vale me ngadale!
kendo nje kenge lehte,
te mos degjohet gjer ne mal,
se aty ne ullishte fshehte
dergjen..... - oh lere mos e nga,
kujtimi u ka mbet! -

Pra ti o vale, kendo, mos qa,
se zemren e ke det
dhe gjuhen ligjerim e shkume,
sa brigje ke ne dore!...
Dhe kot kerkon te vere ne gjume
dhe shpirtin tend, o Vlore!

Po ah, o vend qe lind c'ka vdes,
pse hesht mbi varr, i gjalle?
Perhere syri yt do jes'
me llahtari ne zall?..

Lemo' o vale me ngadale,
kendo kushtrim te qete...
Se mos degjohet lart ne male
ne Arberine vete
se atje dergjet nje jete...

Lemo' o vale e perkedhel
me zemer, jo me zjarr,
se ben vaki qe vdekja del
e s'hesht brenda ne varr.

Kushtrimin tend o te degjoj
oh, ndersa vendi qan -
atehere, o vale, gjumi mbaroi
dhe labet kush i mban...?!

12 Re: Petro Marko Today at 7:06 am

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  •  

Free forum | © PunBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com