Forumi Universi shqiptar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Universi shqiptar

You are not connected. Please login or register

Charles Baudelaire

2 posters

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Charles Baudelaire Empty Charles Baudelaire Sat Mar 06, 2010 3:17 pm

Admin

Admin

Charles Baudelaire Siteow10

Thesari im



Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Çfarë pretendon se do shikoje?
Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.
Nuk ka nevojë për të trokitur.
Hyr, shih, kërko, mbet e habitur
Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra
Diku e hedhur afër shtratit
Është nje kuti e tersit, fatit
E mbushur plotë është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.
Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, perfshi ty.
Gjithcka që bëra, e ç’veç ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.
Janë zënkat tona dhe mërite
Janë puthjet netëve pa dritë
Veset e mia që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.
Dënimet që vuajta për ty
Herët kur s’të pash ne sy
Jetët qe pa ty jetova.
Të tjera femra që dashurova
Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
E amanetet që kam lënë
Fëmijet që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk mu bindën
Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurre nuk dërgova
E nëse gjithcka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh
Se e kam fshehur në fund fare.
Po nuk e pe, s’ke pare gjë fare.
Nxirre mes duarsh në shtrëngim.
K’të më të shtrenjtin sendin tim.
Balsamin që plagët shëronte,
kur kjo djall jete më kafshonte.
Para fytyrës ngadalë afroje.
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.
E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.
Do shohësh veten, reflektim.
Se ishe ti thesari im.

https://univers.albanianforum.net

2Charles Baudelaire Empty Sharl Bodler Fri May 07, 2010 12:53 am

Juna

Juna

Charles Baudelaire Siteow10

Përqasje


Natyra është një tempull ku shtylla të gjalla
Pëshpërisin shpesh fjalë që s’merren vesh;
Njeriu kalon mes saj e përshkon pyje simbolesh
Që të vështrojnë sikur të njohin prej vjetësh

Si jehona të gjata që vijnë përzishëm nga larg,
Nga një e errët dhe e pakufishme gjithësi,
E pafund si nata e si drita qiellore vetë
Ajo përcjell ngado ngjyra, parfume e melodi.

Erëra të mira si aromat e trupit të foshnjës
Të embëla si tingujt e oboes, të gjelbra si livadhe
- e të tjera aroma të forta, të vyera e ngadhënjimtare,
që kanë fuqi të pushtojnë qiej e gjithësi pafund,

Aroma parafine, myshku, rezine e temjani,
që shpirtit e ndjenjave u kendojnë ode e lavde ...

3Charles Baudelaire Empty Re: Charles Baudelaire Sat May 08, 2010 11:25 am

Juna

Juna

Charles Baudelaire Siteow10

SHKATERRIMI

Përherë pranë meje vallen hedh Demoni qe endet
përreth e me përkëdhel si ajri qe lehtas drithëron.
E unë marr fryme e ndjej mushkëritë te me djegin
mbushur me një dëshire pa fund e ndjenje faji bashke...
Shpesh ndodh qe ai, duke njohur te madhen time
dashuri qe kam për Artin, merr formën e një gruaje
epshndjellëse e, nene pretekstin e trishtimit tim
me shtin qe buzët te me bëhen filtra te mallkuara.
Kështu ai me largon gjithmonë me shume nga Zoti,
e, mes grahmash, te thyer nga lodhja, me shpie
mes fushash mërzitje, pa fund e plot shkreti...
Ai hedh ne sytë e mi vibrues e plot konfuzion
rrobe te ndotura, te pista si plage te hapura e,
bashke me to, Aparatin e Përgjakur te Shkatërrimit…

4Charles Baudelaire Empty Re: Charles Baudelaire Sat May 08, 2010 11:26 am

Juna

Juna

Charles Baudelaire Siteow10

PENDESE PAS VDEKJES

( Remords Posthume )


Ndërkohë që ti do të flesh, o e bukura ime e zymtë
Përjetësisht, gjumin tend në një varr mermeri të zi,
Në një varr që s’do ketë salltanete, buste e relieve
Në një varr të vockël, një gropë e qilar plot lagështi ...
Pllaka e tij e rende do shtypë sisat e tua të ndrojtura
E kofshët e tua të buta e të ngathëta renë në limonti,
Dhe zemren tende pa rrahje, pa jetë e dashuri ...
E do pengojë që kembët e tua të gjata e të shpejta
Të rendin pa lodhje drejt epshesh e lojnash aventure.
Në netet e mia të gjata pa gjumë dhe syrgjynosur
Sekretin tend varri yt në fshehtesi do m’a tregojë
( Sepse vetem varri i kupton tamam poetet )
Pyetjes që ai të pat bërë:
- E ç’kuptim ka, moj kurtizankë
Qe s’dite kush derdhi lot mbi varrin tend ?
Dhe krimbat mishin tend do hanë pak e nga pak
Si një brerje e pa fund ndergjegjje ...

5Charles Baudelaire Empty Re: Charles Baudelaire Sat May 08, 2010 11:29 am

Juna

Juna

Charles Baudelaire Siteow10

Trishtimi i hënës

Sonte hëna kaq përtace po rri duke ëndërruar;
Si një grua e bukur që me dorën e saj të lehtë,
Mes shumë jastëkëve përkëdhel e shpërqëndruar,
Përpara se të flerë, profilin e gjinjve të vet,

Lart mbi shpinat e atllasta të orteqeve të butë,
Pas dergjieve të përzgjatura dorëzohet e zalisur,
Sytë bredhin ndër vegime të bardha, që aq urtë,
Fillojnë e i ngjiten kaltërsisë si yje të stisur.

Kur mbi këtë glob, në ngashërimin e saj të trishtë,
Një lot tinzar, ajo ngandonjëherë lë të bjerë,
Një poet i mëshirshëm, që gjumin shpirtit ia ka nxjerr,
Atë cirkë të bardhë në zgavrën e dorës e vë lirisht,
Me tërë reflekset e arta të një cope guri të çmuar,
E diku në zemër, larg rrezeve të diellit e mban mbuluar.

6Charles Baudelaire Empty Re: Charles Baudelaire Sat May 08, 2010 11:34 am

Juna

Juna

Charles Baudelaire Siteow10

Lartësim

Mbi dete, mbi re, maleve e pyjeve,
Përmbi këneta, përmbi lugina vrik,
Përtej diellit, përtej, gjer në zenith,
E përtej sinorëve të të gjithë yjeve.

Ti, shpirti im, lëviz me aq shkathtësi,
Notar i mirë që me dallgët zbavitet e heq,
E me një epsh të parrëfyer e të keq,
Hareshëm përshko të thellën pafundësi.

Ik arratisu, nga këto erëra të ndyra, të mjelmta,
Shko e pastrohu, diku larg, në një ajër superior,
E pi, si një pije të mbrujtur me bekimin hyjnor,
Zjarrin e qartë që mbush hapësirat e kthjellta.

Lëshoje pas mërzinë e rënkimet e dhimbshme,
Që aq shumë rëndojnë mbi ekzistencat e pajeta,
Fatlum është ai që fushave vezulluese e të qeta
Di të fluturojë, duke valëvitur flatrat e fuqishme.

7Charles Baudelaire Empty Re: Charles Baudelaire Mon May 17, 2010 2:31 pm

Juna

Juna

Charles Baudelaire Siteow10

Himn bukurisë

Bie prej qiellit a ngrihesh prej humnerës së thellë,
O Bukuri! Shiki yt hyjnor dhe i djallëzuar,
Krimin me mirësinë ngatëruar, përherë na e ndjell,
Duke i ngjarë aq shumë shijes së verës së bekuar.

Sytë e ty strehojnë çdo perëndim dhe aurorë;
E si një natë e stuhishme parfume shpërndajnë;
Pthjet e tua janë melhem, goja jote një amforë,
Që i bën trima vogëlushët e heronjtë të qajnë.

Gurgullon honeve të zi a yjeve të zjarrtë digjesh?
Fati i magjepsur të ngjitet pas fundeve si një qen;
Ti gjithcka në botë sundon e askujt s’i përgjigjesh,
E kudo, rastësisht, gjëmën dhe harenë shpërthen.

Bukuri, ti marshon mes kufomave që ke përçmuar;
Nga xhevahirët e tu, Tmerri nuk ka më pak magji,
E Krimi, mes gjithë stringëllave të tua më i çmuar,
Mbi barkun tënd, krenarisht vallëzon plot dashuri.

Flutura e natës e verbuar pas teje, të vjen afër, qiri,
Fërfëllin, ndizet e thotë: I bekuar qofsh pishtar!
I dashuruari ethshëm përkulet mbi të dashurën e tij,
Si ai i plagosuri për vdekje përkëdhel të tijin varr.

S’ka rëndësi nëse Parajsën apo Ferrin ke për nënë,
O Bukuri! Mostër e frikshme, e paanë, e lindur e lirë!
Vallë buzëqeshja jote, syri yt, këmba, hapur ma lënë
Portën, për atë pafundësi kurrë të njohur aq mirë?

S’ka rëndësi je Djall apo Zot! Ëngjëll a Sirenë të jesh,
S’ka rëndësi nëse zanë me sy kadife që xixëllojnë butë,
O parfum, ritëm, kthjelltësi, o e vetmja ime mbretëreshë!
Bën universin më pak të shpifur, më pak të rëndë çdo minut’.

Sponsored content



Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Similar topics

-

» Charles DARWIN

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

 
  •  

Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions